Mallkimi i “Che”

Më 9 tetor të 54 viteve më parë Che Guevara vritet në Bolivi: çfarë ka ndodhur me vrasësit e tij?

Më 9 tetor të 1967, 55 vite më parë, në Bolivi vritej Ernesto “Che” Guevara. Të gjithë i njohin orët e tij të fundit të jetës, i rrethuar në Sierra me pak njerëz të mbetur besnikë dhe i ndjekur nga “ranger” e ushtrisë boliviane: përleshja me zjarr, plagosja, kapja dhe mbajtja për një natë në shkollën e vogël të La Higuera, një prej fshatrave të shumt[ të maleve boliviane. Guevara ishte i plagosur në një këmbë, por jo në mënyrë të rëndë. Të nesërmen, pikërisht me 9 tetor, në vend mbërrijnë me helikopter disa pecogroso të ushtrisë dhe një agjent i CIA, Félix Rodriguez. Me t’u sqaruar se i burgosuri është pikërisht luftëtari i famshëm argjentinas, nga La Paz vjen një urdhër i prerë: vriteni. Kështu pra, pa proces dhe me gjak të ftohtë.

Detyra i besohet një rreshteri të ushtrisë boliviane, Mario Teràn. Nënoficeri është i dyzuar, ndoshta edhe i frikësuar nga personazhi që ka përballë. Vetë ai do të rrëfejë se Guevara ju vërsul dhe i tha: «Ju keni ardhur të më vrisni apo jo? Qëndro i qetë dhe mbaje mirë shënjestrën, ju do të vrisni një burrë». Teràn qëllon dy breshëri me automatik, e para vetëm e plagos luftëtarin, kurse e dyta i merr jetën. Përfundon kështu jeta e Ernesto Guevara de la Serna, që në atë kohë ishte 39 vjeç dhe fillon legjenda e “Che”, luftëtar i përjetshëm.

Ajo që në fakt çka dinë është fati i keq me të cilin u ndeshën njerëzit përgjegjës të vrasjes së tij, sa dërguesit, aq dhe ekzekutuesit. Një histori e çuditshme, tragjike dhe kontradiktore që do t’i bëjë shumë të flasin për një “mallkim të Che” në kuptimin e vërtetë të fjalës që është përplasue kundër vrasësve të tij. Ja për shembull rasti që i takon oficerit që ka kapur Guevara, kapitenit të ushtrisë boliviane Gary Prado. I dalë në pension me gradën e gjeneralit, në 2002 Prado emërohet ambasador në Meksikë, por në vendin qendroamerikan pritet shumë keq, si nga partia në qeveri, ashtu edhe nga opozita: askush nuk do si ambasador njërin prej njerëzve që kanë vrarë “Che”. I intervistuar nga një gazetë meksikane rreth “mallkimit” të supozuar, gjenerali Prado pranon se beson: ai është nga viti 1981 që është i detyruar në karrige me rrota pasi ka mbetur i plagosur në shtyllën kurrizore gjatë një ushtrimi ushtarak.

Ekzekutuesit material të vrasjes, rreshterit Mario Teràn, nuk i ka ecur më mirë. Emri i tij ka mbetur sekret, por zbulohet në vitin 1970, pak më shumë se 3 vjet nga vdekja e Guevara, nga një gazetar italian, Roberto Savio, që kishte shkuar në Bolivi për llogari të RAI për të realizuar një dokumentar. Fillimisht Teràn e mohon, më pas në fund e pranon se ka qëlluar ai kundër “Che”. Për Teràn nuk dihet më asgjë prej shumë vitesh, veçse ishte çmobilizuar nga ushtria prej alkoolizmit. Pastaj rishfaqet në 2006, i varfër sa më ska dhe thuajse i verbër dhe prej njërit prej atyre shakave të çuditshme të faktit operohet në një spital të Santa Cruz de la Sierra nga një ekip mjekësh kubanezë. Që zhvillon aktivitete ndihme humanitare në mbështetje të qeverisë së Evo Morales. «Është një paradoks i vërtetë – shkruan e përditshmja e El Deber e Santa Cruz – Terán kishte probleme me kataraktin dhe është kuruar në kuadër të Operacionit Miracolo, nga mjekë kubanezë, krejtësisht falas».

Tani le të bëjmë një hap prapa prej shumë vitesh. Më 1 prill të vitit 1971, në orën 10 të mëngjesit, një grua elegante e re pret radhën e saj në paradhomën e konsullatës boliviane të Hamburgut, në Gjermani. Ka kërkuar që të pritet nga konsulli Roberto Quintanilla, i cili 4 vit më parë mbulonte postin e kreut të shërbimeve sekrete të ushtrisë boliviane dhe kishte urdhëruar prerjen e duarve të “Che” pas vdekjes së tij. Kur diplomati shkon ta takojë, pa thënë asnjë fjalë Monica Ertl nxjerr një pistoletë nga çanta dhe e qëllon 3 herë. Gjatë largimit, vajza braktis paruken, çantën, Colt Cobra 38 Special dhe një copë letre me mbishkrimin «Fitore ose vdekje. ELN». Ishte një vajzë boliviane me origjinë gjermane, militante e Esercito Nazionale di Liberazione dhe me këtë gjest ka dashur të hakmerret për vdekjen e “Che” Guevara. Do të vritet edhe ajo disa vite më pas afër me La Paz nga forcat e sigurisë boliviane.

Disa vite më pas një tjetër viktimë e “mallkimit të Che” është gjenerali Joaquín Zenteno Anaya, komandant i Divizionit të VII të ushtrisë në Santa Cruz, ranger bolivianë të stërvitur nga “berretat e gjelbëra” veriamerikanë që kapën Guevara në Quebrada de Yuro. Pas largimit të tij nga ushtris është vlerësuar me postin e ambasadorit në Lima dhe Paria. Më 11 maj të vitit 1976, në kryeqytetin francez, një komando me të paktën 2 persona e gjen në rrugë dhe e vret. Në një moment të parë mendohet për një atentat tjetër luftëtarësh revolucionarë në kërkim të hakmarrjes, por në vijim falë edhe një investigimi të gazetave franceze Le Quotidien dhe Le Nouvel Observateur zbulohet se vrasësit janë pjesë e shërbimeve sekrete të Bolivisë dhe se Zenteno Anaya është eliminuar pasi i konsideruar një kundërshtar i rrezikshëm nga regjimi i diktatorit Hugo Banzer.

Por rripi i gjakut nuk ndalet me kaq. Më pak se një muaj pas vdekjes së Zenteno Anaya, vdes edhe gjenerali Juan José Torres. Në vitin 1967 ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i forcave të armatosura boliviane dhe kishte qenë ai që kishte dhënë urdhërin për ta ekzekutuar “Che”. Në vitin 1970 Torres kishte marrë presidencën e Bolivisë, i mbështetur nga një rebelim popullor me pjesëmarrjen e punëtorëve, të organizatave fshatare, nga lëvizja studentore dhe nga një sektor i ushtrisë. Qëndroi në pushtet për më pak se 1 vit, gjatë të cilit i dha jetë qeverisë së tij një orientim të “majtë kombëtar”, deri kur më 21 gusht të vitit 1971 nuk u përmbys nga një gjeneral tjetër, Hugo Banzer, dhe ju desh të mërgojë në Argjentinë. Megjithatë, Torres u rrëmbye dhe u vra në Buenos Aires më 2 qershor të vitit 1976, në kuadër të Planit Condor, që parashikonte bashkëpunimin e diktaturave jugamerikane me juntën puçiste të ngritur nga gjeneral Jorge Rafael Videla. Banzer hoqi qafe një tjetër kundërshtar të rrezikshëm.

As presidenti në pushtet kur “Che” Guevara kapet dhe vritet nuk i shpëtoi mallkimit. René Barrientos Ortuño, edhe ai gjeneral, do të miratonte vendimin për vrasjen e luftëtarit argjentinas pasi është konsultuar me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Më 27 prill të vitit 1969, ndërsa ishte ende në krye të ekzekutivit bolivian, pas një vizite në qytetin Arque u ngjit në bordin e një helikopteri për t’u kthyer në Cochabamba. Në rrugën e kthimit mjeti fluturues përplaset me kabllot, bie për tokë dhe merr zjarr. Për Barrientos nuk ka rrugë shpëtimi. Fund i shëmtuar edhe për nënkolonelin Andrés Selich, që erdhi në La Higuera pas kapjes së “Che” dhe qe ai që e goditi me kondakun e pushkës në shpinë në shkollën e vogël ku argjentinasi mbahej rob. Selich është një tjetër viktimë e dhunës së regjimit të Banzer, i rrahur për vdekje në vitin 1973 gjatë një seance marrje në pyetje, i akuzuar se kishte planifikuar një grusht shteti kundër diktatorit në pushtet.

Nuk ka pasur jetë të gjatë as fshatari Pedro Peña, njeriu që kishte informuar ranger për pozicionin e guerrilasve. Në vitin 1971 ekzekutohet nga një komando e majtë ekstreme që ndaj tij kishte nxjerrë një dënim me vdekje pasi kishte qenë informator i ushtrisë. Prej tij mbetet një imazh i tmerrshëm në dokumentarin e Roberto Savio. Përpara telekamerës, Peña numëron 5000 pesosët bolivianë që gazetari i ka dhënë për t’ju përgjigjur. Është e njëjta shumë që ushtria boliviane i depozitoi në tetorin e vitit 1967 për informacionet që mundësuan të kapej Guevara.

Por në listën gjatë mungon një emër dhe duket se në këtë rast “mallkimi” ka dalë huq. Félix Rodriguez, agjenti i CIA i ardhur në La Higuera menjëherë pas arrestimit për ta identifikuar dhe marrë në pyetje guerrilasin, është ende si kokrra e mollës. I lindur në Havanë në 1941, i arratisur ne familjen në Shtetet e Bashkuara pas marrjes së pushtetit nga ana e Fidel Castro, Rodriguez është bërë shtetas amerikan dhe për shumë dekada i ka “shërbyer” vendit të tij të ri si agjent i CIA, duke marrë pjesë veç të tjerash në zbarkimin e dështuar të Gjirit të Derrave dhe në operacione të shumta në Vietnam. Në 2004 është bërë president i Brigatës 2506 Veterans Association, që përfshin  të mbijetuarit dhe familjet e tyre dhe gjatë zgjedhjeve amerikane të 2004, Rodriguez është akuzuar nga kandidati demokrat John Kerry se ka qenë i përfshirë në një financim prej 10 milion dollarësh nga kartelet e drogës kolumbiane. Akuza të pavërtetuara kurrë. Tani është në pension dhe jeton në Miami, “Havanën e Vogël”, bastion i mërgimtarëve kubanezë antikastristë. Me sa duket mbrojtjet e CIA dhe të Shteteve të Bashkuara janë më të forta deri edhe se “mallkimi i Che”.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply