Çështja “McGonigal”, çfarë fsheh Edi Rama nga takimet me agjentin e korruptuar?

Çështja “McGonigal” duket se mund të shndërrohet në një stuhi që nuk përfshin vetëm funksionarin e lartë amerikan, të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion, por drejtpërdrejt edhe ekzekutivin shqiptar.

Hetimi në SHBA nuk ka përfunduar, pasi prokurorët janë ende duke mbledhur prova dhe fakte për Charles McGonigal.

Ky rast është duke u hetuar nga zyrat e FBI-së në Uashington dhe Los Anxhelos.

Në Uashington ai akuzohet për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve dhe dhënie të deklaratave të rreme. Këto akuza lidhen me fshehjen nga formularët e FBI, të takimeve, pagesave, udhëtimeve dhe lidhjeve të tij me Agron Nezën.

FBI e raportoi qartë në gjykatë se McGonigal fshehu raportin me Nezën dhe një biznesmen, duke marrë para dhe duke hetuar lobimin e një partie, një fushë në të cilën McGonigal kishte përgjegjësi ta mbikëqyrte.

Ndërsa akuza e ngritur në Nju York, lidhet me oligarkun e sanksionuar rus Oleg Derispaska. Ai akuzohet për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash pasi punoi për Derispaskën.

Këto dy çështje janë tërësisht të ndara për autoritetet amerikane. Emisioni “Fokus” ka nxjerrë deklaratat e disa ish-funksionarëve të rëndësishëm të drejtësisë amerikane të cilët kanë dhënë detaje mbi korrupsionin e McGonigal.

Jon Sipher, ish-drejtuesit e stacionit të CIA-së në Moskë ka folur për procedurat që ndiqen për takimet e zyrtarëve të CIA në vende si Shqipëria.

Flasin ish-zyrtarët e lartë
Në disa vende shefi i stacionit të CIA është i deklaruar. Ndërsa në disa vende ku kemi lidhje të  varfra, kemi stacion CIA klandestin ku nuk ka lidhje zyrtare të CIA në atë vend, por në Rusi, Kinë shefi i stacionit është i deklaruar. Ti shkon dhe u thua unë jam shefi i CIA këtu dhe do ndaj informacion midis vendeve, pra ti je i deklaruar, por fqinjët tuaj nuk e dinë. Ti nuk do që një kriminel apo terroristë ta dinë se kush je ti. Në disa vende CIA ka vetëm një person. Në përgjithësi ambasadori është si presidenti, shefi i CIA.

Si drejtori i komitetit të inteligjencës je përgjegjës për të gjitha çështjet e inteligjencës, jo vetëm për CIA, por edhe për departamentin e mbrojtjes dhe FBI. Të tjerët që merren me spiunime janë nën komandën e shefit të stacionit të CIA-së. Ti je si ndërlidhës me ambasadorin që ai ta dijë se çfarë po kryhet nga inteligjenca, të mos surprizohet nga ajo, pra t’i strukturon grupin që të punojë efektivisht dhe të mblidhni spiunime që të përdoren nga politikbërësit”, thotë Jon Sipher, ish-drejtues i stacionit të CIA-së në Moskë.

Nga ana tjetër Tracy Waldor, ish-agjente e FBI ka thënë për McGonigal se: “U ble prej rusëve. Ai ishte person i këndshëm? Jo! Ishte i vështirë? Po! Por kjo nuk është e pazakontë”.

Kevin Karroll, ish-oficer i CIA tha se: “Ka dy akuza për McGonigal, një në Uashington dhe një në Neë York. Ai akuzohet se ka marr së paku 225 mijë dollar nga qeveri të huaja, nga ajo shqiptare dhe ajo e Bosnjës”. 

Profesoresha Mary MCCord u shpreh se: Flitet për dikë që ka vënë në rrezik, në emër të armiqve të huaj, ka pasur lejekalim për informacione të klasifikuara ndaj informacioneve të ndjeshme të spiunazhit Ndërsa Frank Figluizzi, ish zyrtar i FBI tha se: “Një gjyq në Uashington ka hapur hetime si një favor për një spiun të spiunazhit shqiptar vështirë të hetosh një zyrtarë të lartë të kundër-spiunazhit, në zyrën lokale më të madhe”.

Detajet nga dosja
Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

About Redaksia

Check Also

Investigimi/ Trafik kokaine me taksitë në Tiranë, pamje e prova, por policia hesht

Me shprehjen “e dinim” që nën zë e qarkullojnë këto ditë ata që duhet të …

Leave a Reply