Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën, Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Berisha tha se, në Librazhd, ndihmat ushqimore ndaheshin haptas në supermarkete nga ish-shoferi i Ballës dhe zyrtarë të tjerë.
“Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Salillari është kapur në flagrancë nga kandidati duke blerë vota. Kurse Rrok Gjoka që ka 7 vite, merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm.
Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Në takimet e saj, delinkuentët ishin më të shpeshtit.
Ajo ndante qendër votimi me biznes. Në Klos, demokratët e kapën tjetrin që ndante paratë, policia e fshihte kriminelin elektoral.
Këto janë vetëm disa nga aspektet.
Në Librazhd, ndihmat ushqimore ndaheshin haptas në supermarkete nga ish-shoferi i Ballës dhe zyrtarë të tjerë.
Bandat u hodhën në një sulm të egër kundër votës së qytetarëve shqiptarë, të gjitha nën regjimin e Edi Ramës.
Ndaj ky komision, ka një detyrë shumë të rëndësishme. Ne do bëjmë gjithçka për t’i treguar shqiptarëve dhe botës të vërtetën e kësaj farse zgjedhore”, tha Berisha.
Check Also
Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij
Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …