Gjoba 110 milion euro, Gjykata belge lë në fuqi bllokimin e aseteve të Albcontrol për Beketin

Një gjykatë apeli në Bruksel ka lënë në fuqi vendimin për të bllokuar të ardhurat e Shqipërisë në kompaninë Eurocontrol, për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Ky i fundit ka fituar një gjyq arbitrazhi me vlerë 110 milionë euro kundër qeverisë shqiptare.

Vendimi i arbitrazhit ka marrë formë përfundimtare.

Ndërkohë më 15 maj, gjykata belge ka hedhur poshtë një apelim të bërë nga Eurocontrol, agjencia me qendër në Belgjikë, për të çliruar llogaritë e Albcontrol.

Eurocontrol kishte kërkuar që fondet të zhbllokohen me argumentin se nuk janë të Shqipërisë, por të Albcontrol, një entitet i ndarë nga Shqipëri.

Shqipëria, Albcontrol dhe Belgjika u përfshinë në procedurat gjyqësorë.

Megjithatë gjykata refuzoi argumentet e Eurocontrol. Sipas saj, është e qartë nga marrëveshjet e mëparshme mes Eurocontrol dhe Shqipërisë, se është shteti shqiptar dhe jo kompania Albcontrol, kreditori ligjor.

Më herët, vetë Eurocontrol kishte pranuar se Shqipëria është përgjegjëse për pagesat. “Kështu që ndryshimi i qëndrimit nga Eurocontrol është krejt i pabesueshëm”, thuhet në vendim.

About Redaksia

Check Also

VOA jep shifrën dramatike: Mbi 46 % e popullsisë në Shqipëri në rrezik varfërie

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, mbi 46 për qind e popullsisë …

Leave a Reply