Në 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime të kriminalizuara nga Edi Rama dhe qeveria

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, deklaroi se, “në 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime të kriminalizuara nga Edi Rama dhe qeveria”.

“Shqipëria në 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime të kriminalizuara nga Edi Rama dhe qeveria. Me fakte dhe prova të pakundërshtueshme, edhe qytetari më i fundit do të kuptojë dhe do ta ketë shumë të qartë shkatërrimin e votës së lirë që ka ndodhur në 14 maj. Çdo moment i procesit zgjedhor ka qenë i manipuluar, i kompromentuar dhe në dhunim të plotë të Kodit Zgjedhor”, nisi deklaratën e tij Petrit Vasili.

“Së pari, e gjithë Shqipëria e di më së miri që elementi kryesor i sigurisë i arritur me marrëveshjen mazhorancë-opozitë të vitit 2020 për identifikimin biometrik që do të pengonte votimin e shumëfishtë dhe atë familjar u rrëzuar përtokë. Në qindra qendra votimi, pajisjet nuk funksiononin aq sa dhe vetë kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi nuk u identifikua dot në mënyrë biometrike. Pra, mbi 20 milionë euro të shpenzuara, nuk shërbyen për asgjë vetëm u shpërdoruan. E ndërkohë siç do provohet dhe në rastin e Kuçovës, votimi shumëfishtë dhe familjar ndodhi në të gjithë territorin duke deformuar totalisht rezultatin e zgjedhjeve”, tha Vasili.

“Së dyti, KQZ dhe SPAK kontribuuan vetëm në shkatërrimin e zgjedhjeve sepse përdorën dy standarde. Një standard për qeverinë që të manipulonte si të donte dhe një për opozitën të cilës i shpiknin ngjarje për ta penguar dhe dëmtuar. Është skandal shumë i rëndë që ndërsa Majlinda Bufi, kryetare e Roskovecit, e kallëzuar në SPAK, e denoncuar botërisht me zë dhe figurë, për shantazhim dhe pengimin në zgjedhje dhe për shkelje të nenit 329 të Kodit Penal për ‘Kanosje që i bëhet zgjedhësit në një mënyrë të caktuar apo për të mos marrë pjesë në zgjedhje’, nuk u bë asnjë veprim ndërsa kandidati i Himarës, Fredi Beleri, inskenohet nga policia një situatë dhe arrestohet me pretendime për ndërhyrje në procesin zgjedhor. Për të gjitha kallëzimet në SPAK të opozitës, nuk ka pasur as veprimin më të vogël përpara zgjedhjeve duke u nisur nga strategjia e faktit të kryer dhe për të mbështetur verbtas qeverinë”, shtoi nënkryetari i PL.

“Së treti, qendrat e numërimit, të cilat në gjysmën e tyre zotëroheshin 100% nga Rilindja, u kthyen në qendra manipulimi skandaloz të sjelljeve histerike politike dhe të shkatërrimit real të procesit shumë delikat të numërimit të votës e duke hedhur në erë zgjedhjet e 14 majit. Provat filmike janë pafund dhe janë parë nga të gjithë qytetarët shqiptarë përmes televizioneve dhe rrjeteve sociale, si dhe janë depozituar në KQZ dhe organet e drejtësisë”, u shpreh Vasili.

About Redaksia

Check Also

Sulmet ndaj RAI3/ Berisha-Ramës: Ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin, o mafioz?

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te sulmi që i bëri Edi Rama …

Leave a Reply