Racizmi ndaj Vinicius/ “Mestalla” mbyllet pjesërisht, Valencia gjobitet 45 mijë euro

Pas ofendimeve në baza racore ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes të së dielës ndërmjet Valencias dhe Real Madridit, Komiteti i Garave të Federatës Spanjolle të Futbollit ka publikuar vendimet.

Valencia është gjobitur me 45 mijë euro për këtë rast. Përveç kësaj, tribuna jugore në stadiumin “Mestalla”, nga ku Vinicius u fye, do të jetë e mbyllur për pesë ndeshje.

Kjo do të thotë se asnjë tifoz i Valencias nuk do të lejohet në atë tribunë për ndeshjen e tyre kundër Espanyolit këtë fundjavë, si dhe ndeshjet e para të klubit në shtëpi sezonin e ardhshëm.

Është hera e parë që jepet një dënim për mbylljen e pjesshme të stadiumit këtë sezon, pavarësisht faktit se ka pasur raste të shumta të tilla ndaj Vinicius, si dhe lojtarë të tjerë, përfshirë Samuel Chukwueze të Villarrealit.

Kjo shihet si një hap në drejtimin e duhur i bërë në përpjekjet që të në një arrihet një fazë ku abuzimi racist në futboll dhe veçanërisht në atë spanjoll, do të zhduket.

Federata e Futbollit e Spanjës ka njoftuar se i është hequr kartoni i kuq Vinicius Juniorit.

Pasi u ofendua në baza racore nga një pjesë e tifozëve të Valencias të dielën në “Mestalla”, braziliani u përjashtua me karton të kuq pas një përplasjeje me futbollistin kundërshtar, Hugo Duro.

Vinicius u duk se goditi sulmuesin e ri të Valencias, siç tregohet në një përmbledhje të VAR-it dhe 22-vjeçari më pas u përjashtua nga fusha direkt me karton të kuq.

Megjithatë, pamjet nga VAR-i nuk treguan se Duro kishte krahun e tij rreth qafës së Vinicius pak para goditjes.

Kësisoj, Komiteti Garave ka vendosur të anulojë kartonin e kuq, ka raportuar “Mundo Deportivo”.

Kjo do të thotë se Vinicius është i lirë të luajë për Real Madridin në ndeshjen e tyre kundër Rayo Vallecanos, të mërkurën në mbrëmje.

About Redaksia

Check Also

“Xavi qëndron”, kthesë e papritur!

Në futboll asgjë nuk është e sigurt, aq më tepër kur bëhet fjalë për një …

Leave a Reply