Berisha: Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi. Berisha tha se, Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve, zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë.
“Zgjedhjet u vodhën masivisht dhe ky është një krim i shëmtuar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shohë partinë e blerjes së votës të Tom Doshit, ju garantoj se Toma është vetëm një lejtnant i Edi Ramës në këtë proces.
Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi.
Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma.
Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen.
Së treti, përveç parave, Edi Rama ka përdorur metodat më të hapura, ka përdorur zarfet, të cilët avoketërit e vjedhjes së vots që bërtasin në studio ‘rroftë hajduti’, duke dëshmuar një degradim të plotë të dinjitetit të tyre nga paratë e qeverisë.
Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve. Zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë.
Ata që bërtatisn ‘rroftë hajduti’ bëhen palë e një krimi monstruoz.
Ne nuk ngremë akuza publikisht, janë fakte.
Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin.
Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota.
Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk.
Nuk shkoi një njeri t’i marrë një intervistë përveç intervistës së parë, sepse studiot u helmuan nga paratë e krimit që pagoi qeveria për t’i shndërruar në avoketër”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Punonjësit e Bashkisë mbidhen sërish para Gjykates

Teksa ka nisur në orën 13.30, seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, …

Leave a Reply