Berisha: Jam tronditur nga ajo që pashë pas arrestimit të Belerit…

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, jam tronditur nga ajo që pashë pas arrestimit të Belerit. Berisha tha se, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota.
“Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin.
Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota.
Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk.
Nuk shkoi një njeri t’i marrë një intervistë përveç intervistës së parë, sepse studiot u helmuan nga paratë e krimit që pagoi qeveria për t’i shndërruar në avoketër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …

Leave a Reply