Përvetësoi 570 mijë euro, zbardhen mashtrimet e zyrtares së BSH

Detaje të reja kanë dalë sa i përket skemës së mashtrimit, nga e cila në të paktën 2 raste Milena Deraj, ekonomiste e Bankës së Shqipërisë përfitoi 570 mijë euro. Burime për SYRI TV thonë se, hetimi për Derajn ka nisur hetimi fillimisht pas denoncimit nga mikesha e saj e cila është identifikuar si Elira Shyti, kjo e fundit pasi i kishte dhënë mikeshës së saj disa herë para në disa forma, me transaksione, por edhe në dorë, i ka kërkuar Derajt për premtimin që i kishte bërë.

Milena Deraj i kishte lënë disa herë disa afate mikeshës së saj premtimin që i kishte bërë për të përfituar para nga bonuset, por nuk i kishte kthyer asgjë.

Më pas ajo takon bashkëshortin e Milenës, Genc Llakaj, të cilit i ka treguar lidhur me ngjarjen, ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur dijeni, por i ka premtuar se do të flasë me Milenen dhe do t’i kthejnë paratë, por pjesërisht, për shkak të shumës së madhe.

Ndërkohë edhe me familjen Verracaku, Milenën e ka prezantuar mikesha e saj, Shyti. Kjo e fundit ua kishte prezantuar Milenën si person me ndikim dhe që mund t’i ndihmonte në procesin gjyqësor nga i cili po zvarriteshin prej disa kohesh.

Pas një takimi mes Derajt dhe familjes Verracaku, ata kanë rënë dakord dhe i kanë dhënë Milenës para herë pas herë, pasi shuma e parave ka shkuar deri në 340 mijë euro ata i kanë kërkuar llogari, por kjo e fundit tentonte t’i shmangte. Më pas familja Verracaku i ka shprehur shqetësimin shoqes se Milenës, e cila i prezantoi dhe kryen denoncimin.

Gjithsesi një nga anëtarët e familjes Verracaku, saktësisht Abedin Verracaku, i ka shkruar Milenës në rrjetet sociale duke e kërcënuar për kthimin e parave, Milena më pas shkoi dhe bëri denoncim. Nga hetimet më pas u zbuluan dhe rastet e mashtrimit.

About Redaksia

Check Also

Budina: Rama-Veliaj nuk ikin vetë, t’i tërheqim zvarrë! Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve

Regjizori Edmond Budina duke marrë fjalën në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit …

Leave a Reply