Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë 6 muaj pa marrë pagat

Deputeti i PD, Luan Baçi ka denoncuar skandalet që po përfshin qeverinë nga dita në ditë. Baçi është shprehur se punonjësit kanë 6 muaj pa marrë pagat, mashtrohen dhe gënjehen nga kryetari i baskisë, Subashi i Rames dhe nga administratori i vendosur pas vënies ne sekuestro të inceneratorit nga prokurori i famshmi Farudin Arapi.

Postimi

Inceneratori i Fierit, eshte afera me e madhe korruptive e Kryeministrit dhe e Subashit qe do qeverris bashkine e Fierit per here te tret!

Sot ne keto momente punonjesit e inceneratorit, kane bllokuar mjetet qe depozitojne mbetjet urbane prane inceneratorit, jo per djegie, se nuk behet fjale per kete, por per ti kapsuluar ne gropa te hapura rreth inceneratorit!

Punonjesit kane 6 muaj pa marr pagat, mashtrohen dhe genjehen nga kryetari i bashkise Subashi i Rames dhe nga administratori i vendosur pas venies ne sekuestro te inceneratorit nga prokuroria i famshmi Farudin Arapi, qe administroi firmat piramidale te vitit 97 dhe qe nuk u ktheu asnje qindarke qytetareve qe humben kursimet e tyre ne keto firma fantazme!

Subashi dhe Arapi po u bejne presion punonjesve qe te hapin portat per depozitimin e mbetjeve dhe jane vene ne veshtiresi!

Punonjesit e inceneratorit kerkojne mbeshtetjen e mediave, per ta bere publik shqetsimin e tyre!

Ne nje koh kur qeveria kalon miljona euro, per pronaret ne kerkim nderkombetar, punonjesit nuk marrin pagat e tyre qe jane therrime para fitimeve qe marrin te korruptuarit e Rames!

SPAK duhet te shpejtoj hetimet dhe te marr nen hetim pergjegjsit kryesor te kesaj afere korruptive, me permasa shume te medha dhe dem te madh ekonomik!

 

About Redaksia

Check Also

Kreu i PD Krujë thirrje Ramës: Nëse qeveria nuk do të marrë masa banorët do të veprojnë vetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Krujë, Xhevair Bilja i ka bërë apel kryeministri Edi Rama …

Leave a Reply