Zgjedhjet e 14 Majit, një nga kapitujt me të turpshëm të pluralizmit shqiptar

Fjala e deputetit Luan Baçi në Kuvend

Sot ne parlament çeshtja kryesore ishte reforma e pagave, mazhoranca pa piken e turpit, e kishte para vendosur miratimin, madje edhe qe te behej dekretimi me urgjenc nga presidenti dhe per kete na hoqen te drejten e diskutimit, dhe e kaluan per votim te menjehershem!

Votat i kishin me shumic, mbi 90 vota dhe e dini nga kush i kane, tashme jane bashke!

K M ben loj fjalesh, populizmi dhe hipokrizia e tij, si gjithemon udheheqin mazhorancen!

Fjal sot, per ne parlament!

Kolegë deputetë

Paketa ligjore për rritjen e pagave në hierarkinë shtetërore, une mendoj se vjen si një shpërblim i ” merituar” ne fakt, që kryeministri dhe qeveria po ju jep ushtarëve të saj dhe kësaj pseudomazhorance, për fitoren e vjedhur te 14 Majit

E ashtëquajtura reformë e pagave nuk është aspak e tillë, por thjesht një nisem populiste e një qeverie asociale

Të jemi të qartë, nuk kam as edhe një kundërshtim parimor, ndaj rritjes së pagave , per te gjitha kategorit, madje do thoshja eshte shume e vonuar.

Eshte e vonuar dhe shume e domosdoshme, pasi qe kur keni ardhur ne pushtet, keni rritur vetem cmimet e cdo gjeje dhe e keni varferuar kete popull si asnjehere tjeter.

Por me ben pershtypje menyra se si e trajtoni kete ceshtje shume te rendesishme

E sillni project ligjin ne komision, te cunguar, te pa konsultuar, madje ne menyre djallezore, perjashtoni disa kategori, ne projektin tuaj si qeveri, , per ta bere lajm, duke dijtur qe kjo kategori, jane ata qe do te diskutojne dhe do ta miratojne kete ligj dhe pastaj e votoni te gjithe!

Mundoheni ti hidhni hi syve qytetareve, ti mashtroni sic e keni zakon dhe e beni shpesh here!

Nga ana tjetër ju nuk mund ta ofroni këtë reformë si një paketë integrale, me rritjen e pagave të mjekëve, mësuesve, policëve dhe shërbimeve të tjera publike.

* Reforma e re e pagave duket se rriti me tej pabarazinë e thelloi me shume ate, pasi edhe pjesa më e madhe e administratës përfitoi, nga 1 prilli i këtij viti, vetëm 7 për qind rritje.

Praktikisht rritja reale e pagave të tyre është zero për qind, pasi rritja është vetëm një indeksim me inflacionin i cili vitin e kaluar ishte 6.7%

Pra praktikisht me këto cmime dhe taksa të papërballueshme kjo rritje është thjesht një lëmoshë e papërfillshme

686,923 pensionistë dhe mijëra të tjerë që janë në skemën e ndihmës ekonomike, pagesat e tyre mbeten të pandryshuara.

Qeveria ka planifikuar të indeksojë pensionet në vjeshtë gjatë tetorit.

Te nderuar koleg!

Duke pare kete situat

Krahas rritjes se pagave, qe duhen bere, per te gjitha kategorit pa perjashtim, eshte emergjente, dhe shume e domosdoshme , vendosja e minimumit jetik.

Ka nje studim te avokatit te popullit, per minimiumin jetik , te jet 200 euro.

Ekspertët e shërbimëve sociale dhe ato ekonomike, në bashkëpunim me Avokatin e popullit konfirmojnë realizimin e kësaj kuote pa veshtiresi.

Shqipëtarët duhet ta kenë këtë të drejtë kushtetuese dhe po aq te drejte morale per kete gje.

Nuk mundet qe në vitin 2023 te ket njerez qe perpiqen të mbijetojnë për bukën e gojës.

Une do te doja qe para pages time dhe pagave te tjera dhe pages tuaj te nderuar kolege, te rritiej , pensioni I nenave dhe baballareve ne gjithe shqiperine, jo se kjo rritje do ti shpetoje dhe do tu plotesoje cdo nevoj te tyre, por te pakten do ndiheshin te vleresuar, per punen dhe sakrificat e tyre nder vite, dhe do ta zbuste sa do pak varferine e tyre.

Te rritej ndihma ekonomike, per shume familje qe jane ne kete skeme dhe qe marrin aq pak, sa as per buk thate nuk ju del.

Te rritet kempi per te semuret, me kemp qe as ilacet nuk marrin dot me aq sa marrin dhe jo me te ushqehen me ato para.

Pensionistet e fshatit akoma me keq, pensionet e tyre jane mese qesharake

A keni menduar ndonjeher per ta?

Ja pra kete ben vendosja e minimumit jetik, ndihmon keta njerez kete kategori, qe jane kategorite me te varfera dhe qe e kane domosdoshmeri jetike kete rritje.

Prandaj ky ligj nuk duhet votuar deri sa te behet miratimi i minimumit jetik dhe te behet rritja e pagave nga poshte larte dhe jo duke filluar nga zyrtaret e larte!

Kolegë deputetë

Nuk mund të anashkalohet mendimi se keto masa qe merren nga ana juaj per rritjen e pagave lidhen me një detyrim që KM dhe të gjithë ju, keni ndaj makinerisë së rëndë shtetërore të vënë në dispozicion 24 orë në 24, gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve.

Këto votime shtojnë faqet e historisë më të keqe, të kapjes, , blerjes dhe inkriminimit të proceseve zgjedhore që nga marrja e pushtetit nga ana juaj në 2013.

Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë një nga kapitujt me të turpshëm të tranzicionit të pluralizmit shqiptar.

Lidhja mes kandidatëve, dhe deputetëve me grupet e krimit, korrupsioni shtetëror, abuzimi me miliona euro të buxhetit të shtetit ishin termat kyce të programit së kësaj fushate.

Dy ditë më pare lajmet ne televizione tregonin, se dy nga të arrestuarit ne një aksioni për drogë te Kodra e Diellit ishin fitues të Këshillit bashkiak të Sarandës.

Sigurisht që gjatë rrugës, këshillltarë të tjerë të bashkive nga Jugu në Veri, do të dalin si elementë të krimit të organizuar dhe të lidhur me afera korruptive. Gjithsesi …

Për ta shpjeguar cështjen e shfrytëzimit antiligjor të cdo niveli të administratës në zgjedhjet e 14 Majit mjafton të theksojmë se punësimët në këtë vit elektoral ishin massive.

Mendohet se administrata ka shkuar afro 200 mijë punonjës , kur në vitin 2013, numri ishte 164 mijë.

Kështu sipas të dhënave të Komisionerit të administratës numërohen rreth 28 000 pergjegjës sektori, , shume drejtorët e pergjithshem akoma me shume drejtor rajonal

A mendoni ju se Shqipëria, vendi më I varfër ne Europë duhet të ketë një administratë kaq të mbingarkuar, parazite dhe për rrjedhojë shumë burokratike.

Dhe në një kohë kur KM, premtoi për qeveri të vogël dhe eficente

Dhe aq më tepër, kur cdo ditë trumbeton shërbimet online, mos paraqitje te qytetareve ne zyra, pra, mbyllje të zyrave dhe sherbim online, Atehere si e spjegoni shtimin e numerit te punonjesve te administrates ?

Edhe drejtuesja e misionit vëzhgues për zgjedhjet e ODHIR-it, Zj Glover, e tha qarte se :

*rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, pretendimet për presione mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, si dhe pretendimet për blerje votash, ishin shqetësuese” ne kete process zgjedhor

Në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë theksohet se:

Autoritetet shfrytëzuan burimet shtetërore, për të bërë fushatë, aq sa, shpesh, nuk kishte ndonjë dallim të qartë ndërmjet veprimtarive shtetërore dhe atyre të fushatës.

Keshtu veproi Bufi I Rroskovecit, qe dhe pastruesen e hoqi nga puna se vajti ne mitingun e Berishes, Subashi I Inceneratorit dhe I vjedhjeve te shumta ne Fier, Qerimi I Mallakastres ku gjithe shteti ishte ne mbeshtetje te tij, Fationi I keshit dhe hipotekave, Sefa e partise ne Lushnje dhe Josifi I serave dhe subencioneve ne Divjak.

Keshtu vepruat ne gjithe shqiperine, vodhet dhe abuzuat.

Në fund të kësaj fjale, përsëris thirrje për të votuar pa asnjë mëdyshje , minimumim jetik, si një detyrim themelor dhe minimal që I keni shqiptarëve në një dekadë keq qeverisjeje me pasoja të pariparueshme.

Ia keni borxh mes shumë të tjerave, këtij populli të vjedhur dhe të dëbuar nga shtëpitë dhe vatrat familjare.

Nëse nuk e bëni, mungesa e mëshirës, do te rëndoj edhe më shumë ndërgjegjet tuaja .

Per kete arsye nuk e votoj kete ligj, qe ju sherben juve dhe askujt tjeter!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply