Richard Grenell: Nuk ka dosje për Sali Berishën, vendimi i Blinken është politik!

Njeriu më i fuqishëm në administratën e Donald Trump, Richard Grenell shprehet se ai nuk ka parë kurrë një dokument për Sali Berishën në Departamentin e Shtetit që ta lidhte atë me shpalljen non grata.

Grenell ka mbajtur detyrën e drejtorit të Byrosë Kombëtare. Ai thotë se pavarësisht detyrës së lartë, nuk ka parë asnjë diçka për Sali Berishën dhe partinë konservatore në Shqipëri, Partinë Demokratike.

Në një intervistë për Top Story, Grenell shprehet se vendimin e ka marrë Antony Blinken të cilin e quajti partiak dhe të politizuar.

Ai tha gjithashtu se Blinken nuk i ka dhënë informacione kongresmenëve republikanë, për pyetjet që i kanë dërguar Sekretarit të Shtetit për shpalljen non grata të Berishës.

Grenell: Berishën nuk e kam takuar asnjëherë. Unë dhe shumë konservatorë jemi shumë të shqetësuar me Blinken, është shumë partiak, shumë i politizuar, është e trishtë ajo që i ka bërë DASH-it. Ai shumë herë e tha kam informacione për Berishën, do të vendosim partinë konservatore të Shqipërisë në sanksione dhe shumë njerëz u çuditën.

Ne kërkuam prova, i kërkuam DASH-it informacione. Unë isha drejtor në detyrë i Byrosë Kombëtare, unë kisha edhe një rol të dyfishtë si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan. Si drejtor në detyrë u përfshiva shumë në informacione për Ballkanin. Unë do ta dija diçka të tillë për atë që po ndodhte në Ballkan me partinë konservatore. Nuk e pashë kurrë. Nuk po sugjeroj se nuk ka, por unë nuk pashë diçka të tillë.

Mendoj se është e rëndësishme që DASH t’u përgjigjet anëtarëve të Kongresit Republikan që kanë kërkuar ta shikojnë këtë informacion. Kjo është një akuzë e rëndë. Kur DASH shkon pas një partie konservatore në një vend tjetër dhe bën këto akuza dhe republikanët e Kongresit thonë ku janë këto prova, ku është ky informacion na i tregoni edhe ne dhe ata nuk e kanë bërë, ke krijuar një dyshim.

Pyetje: Hetimet për Sali Berishën nisën që në administratën Trump?

Grenell: Unë nuk pashë asgjë të tillë. Anëtarët e Kongresit duhet të informohen. Vendimi qartazi u mor nga zoti Blinken. U detyrohemi anëtarëve të Kongresit që të bëjnë përpjekje dhe të marrin përgjigje.

About Redaksia

Check Also

Teliti: Shkarkimi i Veliajt, detyrim i Ramës si Kryeministër!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan …

Leave a Reply