Si vidhen qytetarët me parkingjet e Bashkisë në Tiranë

Fatmir GJONI

U bë kohë që vë re një fenomen tek parkingu i menaxhuar nga bashkia Tiranë tek ish-garda.
Të japin një leter të shkruar me dore kur hyn dhe të marrin lekët në dalje. Faturen ta japin vetem nëse ua kërkon. Dhe fatura sot lexon numri 4961. Qe do thotë se prej 1 janarit e deri më sot pra per 147 dite kanë parkuar gjithesej rreth 5 mije makina ose mesatarisht 33 makina në ditë. Në vendin e parkimit vetëm në një moment te caktuar kam numëruar vetë 79 makina të parkuara. Vetëm në njē ditë fundjave ai parking i kalon mbi 600 qëndrime makinash në 24 orë. Do thoni pse e ngre si shqetësim?! E ngrita edhe ndaj personit kur i thashe me jep faturen.
“Boll keni marr për vete,- i thashë, – por prisni edhe një faturë për shtetin meqe lexoni “Bashkia Tirane”
Nuk i marrim ne, -më tha punonjësi- tjetërkush i merr e i fut në xhep.
Gjithësesi unë nuk i ika pa ja marr faturën edhe pse ma solli gjithër përtesë.
Pse ngatërrohesh kot- më tha personi që kisha në makinë.
E di pse ngatërrohem – i thashë. – sepse këta persona nxjerrin qyl në një ditë më shume se unë që lodhem në një javë (përfshirë edhe nivelin arsimor). Dhe këta e vetmja meritë që kanë është se e kanë mirë me qeverinë dhe vjedhin haptazi. Biles as Nipti i tyre nuk rezulton në sistemin e taksave.
E di shumë veta mund të thonë që nuk bën burri për 200 lekë. Nuk është ndonjë vjedhje e madhe, por dhëmb kur do të jetosh me djersë. Sepse ka shkuar ku nuk durohet më kur të shesin mend lloje-lloje njerëzish që burimin e të ardhurave dhe pasurimit të tyre e kanë vjedhje në bashkëpunim me qeverisjen e këtij vendi.
U bë kohë që shtetin se kemi të përbashkët. Ca përfitojnë prej ti, ca shtypen prej ti, e ca veç duan të ikin prej ti.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply