Nga Ylli MANJANI
E kuptoj drejtuesin e SPAK kur thotë se, “është e vështirë të gjenden prova”. E vështirë është, vërtetë.
Pikërisht për këtë shkak nuk e mirëkuptoj fare SPAK që ngre akuza e burgos njerëz pa prova.
Që është e vështirë e dinim, prandaj dhe krijuam SPAK, të gjejë provat dhe jo të burgosë e akuzojë njerëz si në kohë të bolshevizmit.
Fjala vjen si mund të arrestosh njerëz pa i pyetur qoftë edhe njëherë të vetme dhe kur nuk ka elementë të flagrancës?!
Si do t’i gjejnë provat këta kur njerëzit që i posedojnë ato i përzejnë nga hetimi?!
Apo mendojnë se me harbutllëqet e ushtarëve të BKH do gjejnë prova?! Si mund të mendosh të gjesh prova me sjellje harbute, haptazi të paligjshme?!
Si do gjejnë prova kur në vend të gjëmosh provën për të shkuar te autori, gjëmon autorin për të kënaqur popullin me arrestime?!
Ska se si të gjenden prova kur hetimet bazohen në kallëzime politike dhe popullore dhe në injorim të plotë të gjetjeve të institucioneve publike!!!
Si mund të provojnë akuza kur hetimet degjenerojnë nga një dosje tek një tjetër të pa lidhura e të paintegruara në një llogjikë ligjore?!
Si mund të kërkosh prova tek zyrtarë të nivelit të ulët për veprime që ashiqare i bëjn udhëheqësat?! Fjala vjen premtime për vende pune…
E kështu me radhë…. Dakord që është e vështirë, por hetimet e SPAK lënë shumë shumë shtigje dhe nuk janë aty ku duhet.
Me përgjime e përdorim të tyre në media, nuk kanë sesi të gjejnë prova. Me histori përgjimesh kemi të paktën 15 vite që shohim degjenerim të drejtësisë.
Nëse statistika e arrestimeve apo e akuzave të ngritura është kriter vlerësimi për SPAK, nuk ka shanc të gjenden prova.
Ç’duhen provat kur statistika e arrestimeve ka më shumë rëndësi?!
Pse duhen prova kur mund të rigjykosh çështje të gjykuara më parë?! I kanë gjetur të tjerët provat….
Pse duhen prova kur Kryeministri e ka nda se kush arrestohet e kush jo?!
***
Këtë lloj arsyetimi askush nuk e bën në komisionin e qokaxhinjve të ligjeve. Se janë qokaxhinj ose dhjeramanë…