Messi në Arabinë Saudite, babai i tij pranon ofertën rekord të Al-Hilal

Babai dhe njëkohësisht menaxheri i Lionel Messit, Jorge, raportohet se ka pranuar një ofertë të jashtëzakonshme prej 1,2 miliard eurove nga Al-Hilal.

Në fakt, ylli argjentinas do ta merrte këtë shumë në Arabinë Saudite për dy sezone, që i bie se kampioni i botës do të paguhej plot 600 milionë euro në vit, një rrogë kjo stratosferike.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”. Kjo shifër do të ishte sa tri herë rroga e Cristiano Ronaldos, i cili thuhet se në Al-Nassr paguhet 200 milionë euro në vit.

Edhe pse raportohet se preferencë e Messit është rikthimi në Barcelonë, por limitet financiare të gjigantit katalunas mund ta detyrojnë atë që të mos i presë më “Blaugrana” dhe ta pranojë ofertën e parefuzueshme dhe të parezistueshme që i ka ardhur nga Lindja e Mesme.

Messit do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të qershorit dhe do të jetë i lirë ta zgjedh klubin e tij të ardhshëm.

35 vjeçari ka ofertë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ekipi Inter Miami.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply