Afera me rindërtimin nga tërmeti, një tjetër kryebashkiak i Ramës thirret në SPAK

Kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai, është paraqitur këtë të marte ne SPAK.

Kujtojmë se emri i Erion Isait është përfshirë në dosjen penale ndaj zyrtarëve të IKMT në Korçë.

Nga përgjimet e bëra ka dalë edhe Erion Isai. Këshilltari i Erion Isait është përgjuar teksa flet me kryebashkiakun për të takuar biznesmenin që do të kryente rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti.

Objekt i çështjes është vijimi i hetimeve për një sërë abuzimesh korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitja e lëndës drusore në Ersekë.

Kjo çështje ka çuar nw arrestimin e disa personave të akuzuar për “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe pezullimin e disa zyrtarëve të IKMT-së në Tiranë e Korçë.

Ndërsa ajo që fshihet, janë zyrtarë të Bashkisë Korçë, duke filluar nga kryetari Erjon Isai, këshilltari bashkiak, përgjegjësi Pyjor në bashkinë Ersekë, Amarildo Jaho, dhe disa zyrtarë të tjerë që janë përfshirë në punësime jashtë kritereve.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply