Masakra elektorale në Bulqizë, kandidati i “BF”: Kriminelët shantazhuan qytetarët me urdhër të Ballukut!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Bulqizës, Defrim Fiku ka reagur në lidhje me masakrën zgjedhore të 14 majit.

Në një reagim publik në Facebook, Fiku ka renditur të gjitha arsyet dhe shkeljet zgjedhore të kryera nga administrata qendrore dhe ajo lokale për të deformuar rezultatin e 14 majit, duke i dhënë fitoren kandidatit socialist.

Sipas Fikut, e gjithë masakra zgjedhore filloi pas zyrtarizimit të kandidatit të PS dhe kjo me urdhër Zv/ Kryeministren Belinda Balluku.

Gjithashtu sipas kandidatit të opozitës, në këtë fushatë u përfshinë të gjithë kriminelët duke shantazhuar biznesin, qytetarët si dhe opozitarët, duke i lënë edhe pa komisionerë në qendrat e votimit.

Deklarata e kandidatit Defrim Fiku 

Të nderuar banore te Bulqizes, kisha zgjedhur heshtjen perpalle ketij represioni, por per ata qe nuk e dine te verteten, vendosa t’ju informoj per çka ndodhi, në zgjedhjet e dates 14 maj në Bashkine Bulqize, si nje obligim ndaj demokrateve, atyre qe me votuan dhe popullit te Bulqizes.

Qe në muajin Janar filluam takimet në diaspore dhe në çdo lagje e fshat te Bulqizes, ku pritja ishte teper e ngrohte dhe miqesore.

Ne bashkepunim me banoret, pasi verefikuam te gjitha problemet, hartuam ne nivel ekspertesh edhe programin ekonomik te zhvillimit, per bashkine Bulqize.

Shtabi elektoral po punonte çdo dite ne terren dhe çdo gje vazhdonte normalisht, deri në diten qe u shpall kandidatura e famshme e partise socialiste.

Pikerisht ketu filloi edhe kthesa, ku gjithçka kryhej me urdher te zonjes Balluku.

Presioni arriti ne maksimum, ndaj Biznesit, ndaj punonjesve te administrates vendore dhe qendrore, ndaj invalideve, ndaj familjeve ne nevoje, ndaj minatoreve, ndaj pensionisteve, ndaj intelektualeve dhe ndaj njerezve te varfer dhe te thjeshte te Bulqizes.

Ky presion dhe kjo reprezalje ishin momenti i pare ku filloi deformimi i vullnetit te votuesve.

Te gjithe biznesmenet, punonjesit dhe drejtuesit e administrates qendrore qe ishin në varesi te Ballukes u istaluan në Bulqize, se bashku me administraten vendore, administratoret drejtuesit e tyre dhe në kundershtim me ligjin zbatonin urdherat e Shefes me korrektesi maksimale…

Ishte po ky presion qe beri si kurrë me pare, qe pronaret me te fuqishem te Biznesit në Bulqize, te rreshtohen si mercenar ne mbeshtetje te kandidates se Pozites, në nje gare te pa ndershme dhe te pa barabarte, por i mirkuptoj ata, sepse urdherat e zv.Kryeministres ishin te padiskutueshme, ndryshe Ju rrezikohej gjithçka kishin ndertuar ne gjith keto vite.

Kurrë me pare nuk kishte ndodhur qe drogaxhijnte, të fortit apo kriminelët te angazhohen në kete fushate, a thua po zgjidhej kryetari i “Coza Nostres” dhe jo ai i bashkise Bulqize.

Kurrë me pare nuk kishte ndodhur qe policia e shtetit te bastiste makinat tona dhe te shoqeronte banditet qe merreshin, me shit blerjen e votave, nje Polici qe paguhet me taksat e shqiptareve dhe zbatonte urdherat e Shefes duke shkelur ligjin,d iten per diell.

Kurrë me pare nuk kishte ndodhur qe javet e fundit te fushates, te shperndahen ndihma ushqimore ne çdo njesi administrative dhe subjektet ndertuese te mobilizonin me kapacitet te plote, te gjitha makinat, fadromat, neper rruge dhe neper fshatra, si dhe duke blere çimento, tuba uji etj etj..a thua nuk kishin kohe per 8 vite, duke kryer pune publike në kundershtim me ligjin.

Kurrë me pare nuk kishte ndodhur qe t’ju behej presion komisionereve dhe vezhguesve te opozites, qe te terhiqen nga komisioni dhe vezhgimi, kjo ishte arsye qe shume qendra votimi ngelen pa vezhgues.

Aksioni i rilindjes ne kete fushate vazhdoi me pagesat e borxheve neper lokale, me pagesat e borxheve neper dyqane, me pagesen e taksave te makinave, me pagesat e energjise elektrike dhe faturat e tjera te votuesve, me pagesat e shpenezimeve dhe biletat e emigranteve, me pagesat e transportin e votuesve ne Tirane, Durres dhe neper rrethet e tjera.

As un,as demokratet dhe as banoret e Bulqizes, nuk e pranojme kurre kete rezultat te blere, te manipuluar dhe të deformuar,nepermjet presionit dhe terrorit te pushtetit.

Turp per gjith ata qe shiten voten dhe ju nënshtruan ketij presioni nepermjet aktivisteve dhe drejtuesve te rilindjes.

Turp per te gjithe socialistet e ndershem dhe shum intelektual, qe zgjodhen ate nivel perfaqesimi per kryetare bashkie, e cila nuk meriton te jete as ”kryeplak fshati”.

Turp per ato demokrate qe per interesa ekonomike dhe miskine, zgjodhen te punojne hapur ose fshehtas kunder kandidatit te opozites.

Turp per te gjith ata qe shiten nderin dhe dinjitetin per nje thes miell, apo per 100-200 mij lek dhe me shum.

Turp per administraten dhe disa banor te njesive administrative, qe festonin si te cmendur, te lumtur dhe te gezuar, me aheng dhe fishek zjarre, me kryetaren e organizates “1037”, sikur te kene fituar nje gare te barabarte apo te ndershme.

Por tani jam me i bindur se kurre, qe Llumi meriton Llumin.

Turp per nje kryeminister rrugac, arrogant dhe palaco, qe se bashku me ministrat apo ministreshat e tij, del neper Qarqe dhe feston fitoren me vota te deformuara, te blera dhe te vjedhura, si dhe shtiret sikur nuk ka ndodhur asgje me 14 maj.

Nga takimet e diaspores shumë emigrante u ben pjese e ketij procesi, per te cilet shpreh, mirnjohjen me vellazerore dhe me te ngrohte, ku pavaresisht veshtiresive, lane punen dhe me shpenzimet e tyre, moren pjese ne kete fushate, me shpresen qe do ndryshonin dicka per vendin e tyre, por si gjithmone u larguan te zhgenjyer nga ajo çfar konstatuan me 14 maj.

Mirnjohje dhe respekt per te gjithe demokratet qe kane qendruar dhe po qendrojne gjithmon besnik, pavaresisht shtypjes dhe presionit. Ju them me zemer te gjitheve, qe kurre nuk do humbas mundi dhe kontributi juaj.

Mirnjohje per deputetin z.Doda, z.Spahiu, z.Isaku, mikun tim Z.Klodian Cami,kryetarin e deges,sekretarin politik,kryetaret e Grupseksioneve,kryesine, strukturen,komisioneret dhe gjithe personat qe pavaresisht terrorit, punuan pa u lodhur ne kete beteje..

Mirnjohje per ata persona qe votuan programin tim per bashkine Bulqize, respekt edhe per ata qe nuk me votuan, per shkak te frikes dhe terrorit qe u ushtrua mbi ta.

Per te gjitha problemet e konstatuara, personat e biznesit, drejtuesit qendror apo vendor, si dhe punonjes te tjere te perfshire ne menyre te kundra ligjeshme ne kete proces zgjedhor, Kryetarit i deges, se bashku me grupin e punes, po harton, dokumentacionin e nevojshem, qe do t’ju percillet organeve ligj zbatuese e spak-ut, per te gjitha shkeljet e kryera…

Dhe ne fund nje mesazh kam per demokratet, doktor Berishen, deputetet, keshillin kombetar dhe drejtuesit e Partise Demokratike.  Nese ne tolerojme zgjedhjet e deformuara te 14 majit, ne zgjedhjet e ardheshme rezultatet do jene katastrofike per opoziten, sepse pushteti, oligarket dhe krimi jane bashkuar ne nje, kunder Opozites dhe kandidateve te saj.  Faleminderit

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply