Berisha: Drejtimi kolegjial është shkatërrim i opozitës, PD-në e shpëtuan primaret

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Drejtimi kolegjial është shkatërrim i opozitës, PD-në e shpëtuan primaret. Berisha tha se, idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim.
“Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim. Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën.
Unë di q drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë.
Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite.
Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimi i opozitës por të shkatërruar kombin shqiptar.
Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA dhe ka vazhduar me angazhimin e McGonigalit me fustan.
Kjo parti e provoi veten në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi mbi gjysmë milionë idealistë.
Çfarë e shpëtoi PD-në? Primaret e shpëtuan atë. Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë të cilët mbështetën kandidatët e primareve, u ngritën mbi presionit primitive të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e primareve.
Kjo bën një bazë për bashkimin e forcave demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Durrësi drejt katasrofës nga përmbytjet, nis revolta tek banorët

Situata në Durrës është katastrofike! Lagje të tëra ndodhen nën pushtetin e ujit. Uji ka …

Leave a Reply