Mega-afera me landfillin dhe dy denoncime që mund të çojnë në burg kryebashkiakët e Krujës dhe Vorës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas rreth një ore brenda ambienteve të SPAK, u prononcua për mediat. Ai u shpreh se do ta shohim shpesh në dyert e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi ka për detyrë si përfaqësues i PD-së të flasë mbi krimet zgjedhore.

Noka thekson se fondet e qytetarëve janë përdorur për interesa elektorale dhe se opozita ka një sërë kallëzimesh të shoqëruara me fakte.

“U denoncua një mega aferë lidhur me një shifër të frikshme për landfillin, që ka qenë e likuiduar dikur nga Bashkia dhe është riparuar në funksion të fushatës elektorale. Ne jemi këtu për të denoncuar aktivitetin anti-ligjor të kryetarit të bashkisë Krujë dhe Vorë që sipas informacioneve tona kanë përdorur fondet e tërmetit dhe abuzimin me fondet e ndihmës ekonomike duke paguar nën dorë e mbi dorë, me postë e me bankë për persona, në kundërshtim me ligjin.

Detyra jonë është dhe do ta vazhdojmë ta denoncojmë përditë farsën elektorale. Janë shumë kallëzime, më vjen keq të them se do më shihni shpesh në këto dyer sepse kam detyrën t’i qëndroj përballë këtij regjimi kundër çdo batërdie që kanë bërë në fushatë. Për të gjitha çështjet që flas, janë regjistruar! Shpresoj mos të ketë urdhër politik për t’i mbyllur. Vazhdojmë ta akuzojmë, është organi i drejtësisë që në rastin e keqpërdorimit të buxhetit të shqiptarëve, kanë një mundësi për të provuar veten dhe për të vërteteuar që dalin jashtë xhepit të qeverisë, që dalin nga sqetullat e regjimit”, deklaroi Noka.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply