Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, zbuloi një fakt të rëndë. Ryshfeti i zyrtarëve të lartë ka shkuar mbi 40 përqind.
Por pavarësisht këtij skandali të rëndë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk mbajti asnjë përgjegjësi.
Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, duke i’u përgjigjur deputetëve të opozitës, Manastirliu u shpreh se përgjegjësia para ligjit është individuale dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit, pasi sot kemi drejtësai.
“Distancohem plotëissht. Qëndrimi im, kush shkel ligjin të përballet me pasojat. Përgjegjësia para ligjit individuale. Drejtësia të bëjë punën e saj, rasti të hetohet. Të gjithtë të barabartë para ligjit. Në çdo ngjarje doni të bëni prokurorin, avokatin etj, por sot falë zotit kemi drejtësi dhe organe drejtësie të pavarura”, tha ministrja.
Zyrtarja, Joana Duro u arrestua sepse një operator ekonomik i dha 330 mijë lekë me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor). Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1- Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.