Video/ Berisha: Mbi 500 mijë polakë protestojnë për votën e lirë!

Kryetari i Partisë Demokratike. Sali Berisha reagoi në lidhje me protestën madhështore që zhvilloi opozita polake të dielën.

Mbi 500 mijë polakë protestojnë në Varshavë për votën e lirë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Qindra mijëra vetë kanë protestuar në Varshavë kundër politikës së qeverisë nacional-konservatore, PiS. Organizatorët kanë bërë fjalë për protestën më të madhe që nga rrëzimi i komunizmit në vitin 1989. Një zëdhënës i organizimit të demonstratës bëri fjalë për një gjysmë milioni njerëz në protestë.

Protesta drejtohet kundër një ligji të ri, që parashikon kirjimin e një komisioni hetimor për ndikimin rus. Kritikët akuzojnë partinë qeverisëse PiS, se me këtë ligj synon që pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, të diskreditojë politikanë opozitarë për gjoja lidhje miqësore me Rusinë.

4 Qershori është një ditë e rëndësishme në Poloni. Në vitin 1989 në këtë ditë u zhvilluan për herë të parë pjesërisht zgjedhje të lira, një triumf i lëvizjes demokratike dhe sindikatës Solidarnosc, që në të njëjtën kohë shënoi edhe fillimin e fundit të regjimit komunist.

About Redaksia

Check Also

Vijon revolta kundër Ramës, masa kilometrike e protestuesve pushton Unazën e Tiranës

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në …

Leave a Reply