Monumenti duhet të drejtohet ose të lihet të rrëzohet. Mbajtja në këmbë artificialisht ja prish autenticitetin historik, pohon me një provokacion eseisti Daniel Snowman.
Italia është jashtëzakonisht e pasur me vepra arti që duhet të restaurohen. Herëpasëhere një monument i madh përfundon nën dritën e projektorëve, ndërsa një tjetër zhduket nga skena për pak kohë. Ndërsa në vitet ’90 vizitorët e Cappella Sistina mbesnin të mrekulluar nga shkëlqimi i mrekulluar i fytyrës së Michelangelo, ndërsa kush kishte zgjedhur Pisa mbetej i zhgënjyer. Kulla e Pjerrët, që i kishte shtyrë ta vizitonin qytetin toskan dhe ku shpresonin të ngjiteshin, ishte e mbyllur dhe e rrethuar nga parmakë dhe nga lajmërime ku shpjegohej se në Piazza dei Miracoli arritjet e fundit të shkencës më së fundi do ta ndryshonin pjerrësimin progresiv të Kullës. Në këtë rast problemi nuk ishte edhe aq përkeqësimi i një vepre arti të lashtë. Zgjidhjet e propozuara qenë të reja, padiskutim, por jo problemi. Origjinat e Kullës i përkasin shekullit të XII, kur kush qeveriste Pisa vendosi ta celebrojë pushtetin dhe autoritetin shpirtëror e qytetit me ndërtimin e një katedraleje sipërore prej mermeri, të një pagëzimoreje dhe të një kambanoreje. Camposanto fqinj, një varrezë e mbuluar nga mermere të çmuara, do ta kompletonte projektin. Në këtë vend bukurie të pakrahasueshme të gjitha ritet e pagëzimit – pagëzim, martëseë, vdekje dhe varrosje – do të merrnin vëmendjen e duhur, siç përshëndetet nga kambanat e kullës së madhe.
Paqëndrueshmëri simbolike
Gjërat nuk shkuan sipas parashikimit. Katedralja, pagëzimorja dhe, më pas, Camposanto u kompletuan sipas projektit, por jo kulla cilindrike. Faktikisht, pak pas fillimit të punimeve kambanorja filloi të pjerrësohet. Përgjegjësit e ndërtimi kuptuan se terreni i i përmbytur ku mbështeteshin, ndërtimi ishte i butë dhe i paqëndrueshëm dhe se masa e madhe boshe dhe kulla gjithmonë e më lartë e shtynte të pjerrësohej, duke rrezikuar që të shembej. Punimet u ndërprenë në mënyrë të përsëritur u pezulluan në mënyrë të përsëritur dhe gjenerata të ndryshme inxhinierësh kërkuan të gjenin mënyrën për ta stabilizuar strukturën delikate. Askush nuk e dinte nëse kambanorja do të kishte qenë ndonjëherë e hapur për publikun. Për më shumë se një shekull Kulla mbeti pa kambana (domethënë pa funksion) dhe qenë të nevojshme 200 vjet përpara se ndërtesa të kompletohej. Në këtë pikë, në fundin e ‘300, Pisa kishte pësuar një seri humbjesh ushtarake dhe krizash politike dhe ekonomike, si edhe nuk ishte më qytet – shteti i fuqishëm dhe krenar që Piazza dei Miracoli do të donte të celebronte. Kambanorja e madhe, e konceptuar në një epokë triumfesh, e pa më së fundi dritën në një periudhë preokupimi të thellë. Simbolizmi i dhimbshëm, por i pakapshëm i një kulle gjithnjë e më të pjerrësuar ishte evidente edhe për pisanët e epokës.
Qysh atëhere objektivi konstant i ekspertëve ka qenë ai i bërjes së Kullës së Pjerrët sa më të qëndrueshëm dhe më të sigurtë që të ishte e mundur. Sikur siguria të kishte qenë preokupimi i vetëm, zgjedhja më e mirë në faza të ndryshme të historisë së qytetit do të ishte ajo e shkatërrimit të kambanores apo ndoshta i kufizimit të zonës në pritje që Kulla të binte vetë, duke u transformuar në një gërmadhë historike në të gjitha aspektet, e ngjashme me Fori Imperiali të Romës. Në alternativë, do të ishte e mundur të sigurohej një lloj i ndryshëm autenticiteti duke provuar ta drejtojë Kullën dhe duke e bërë sa më shumë të jetë e mundur dhe duke e bërë sa më shumë të jetë e ngjashme e mundur me strukturën perpendikolare të projektit fillestar. Dikush ka mbështetur se Kulla do të duhej të ishte e ankoruar më në thellësi, e rrethuar dhe e forcuar me struktura sigurie apo e mbajtur në pozicion nga seri shtyllash, telash dhe kavosh, në një gjendje pezullimi të përhershëm.
Legjenda të ndryshme
Gjatë shekujve sugjerimet kanë qenë të ndryshme, në një spektër që shkon nga shumë praktikja tek e çuditshmja, deri tek e paimagjinueshmja, por të vetmit që janë marrë seriozisht në situatë kishin si objektiv stabilizimin e strukturës, për ta lënë në gjendjen dhe në vendin ku ndodhej (kur në 1996 u dogj teatri historik i Venezia, La Fenice, të gjithë binin dakord mbi faktin se duhej të rindërtohej siç ishte, ku ishte) në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mund të vazhdonin të admironin një dëshmi të shkëlqyer të së kaluarës. Por si? Problemi nuk ka qenë kurrë ekskluzivisht inxhinieristik. Konsideratave të sigurisë u janë bahskëngjitur vlerësime religjioze, estetike dhe financiare. Ndërkohë ndërthurja midis mitit dhe historisë i ka shtuar një shtesë padhunueshmërie kryeveprës difektoze të Pisa. Banorët e qytetit kanë mësuar ta duan Kullën e Pjerrët të tyre, difekti evident i së cilës është bërë pjesë e forcës tërheqëse të saj, jo vetëm për pisanët, por edhe për vizitorët e ardhur nga pjesa tjetër e botës.
Njëlloj si me piramidat apo me Sfinksin, Kulla ka tërhequr legjendat si një skaf i vjetër tërheq krostacët detarë. Qysh nga vitet e para pjerrësimi i është atribuar nga folklori forcave të ndryshme malinje: faji ishte i ndërtuesi keqdashës që kishte dashur të hakmerrej ndaj padronëve të qytetit prej pagës modeste të marrë? Apo ndoshta vepra ishte e armiqve të Pisa (xhenovezët, fiorentinët, saraçenët)? Apo ishte një ndëshkim i dërguar nga Zoti pisanëve prej kotësisë dhe mendjemadhësisë së tyre, siç u kishte ndodhur ndërtuesve të Kullës së Babelit? Apo ndoshta, e kundërta, fakti që Kulla nuk ka rënë kurrë ishte shenja e hirit dhe e miërqenies hjynore? Prodhimi i miteve nuk ësht ndali këtu. Thuhet se Galileu është ngjitur në majën e Kullës rreth 1590 me dy gjyle topi (apo të gurta) me pesha të ndryshme, duke i hedhur njëherazi për të demonstruar tezën e tij me shpejtësinë e një objekti në rënie varet nga masa e tij. Në 2 shekujt e mëpasëm, me rritjen e mundësive për të udhëtuar, lajmi i ekzistencës së një kulle të veçantë në Pisa është përhapur midis të rinjve që bënin Grand Tour. Për Shelley dhe miqtë e tij (midis të cilëve Byron dhe Leigh Hunt) Pisa u bë një lloj selie qëndrore, një qytet i veshur me shoqërime romantike (sidomos Kulla) normalisht e rezervuar gërmadhave të Greqisë dhe Romës së lashtë. Në fundin e ‘800, Kulla e Pisa figuronte qëndrueshëm në rrugëtimin turistik ndërkombëtar dhe ishte bërë një lloj Meke për dashnorët e artit dhe historisë, përveçse një etapë finaëe e pamungueshme për një kategori tjetër personash: fatkeqët e vendosur që t’i jepnin fund jetës së tyre duke u vetëvrarë. Për pjesën më të madhe të historisë së saj, pak kanë besuar se Kulla vërtet mund të shembej. Në fund të fundit, ishte aty qysh nga rilindja e parë dhe gjatë shekujve rritja e pjerrësimit kishte qenë minimale.
Deri kur, në 1902, një ngjarje dramatike shtyu botën t’i rivlerësojë siguritë e saj: kambanorja e nderuar e San Marco në Venezia shfaqi një të çarë dhe më pas u rrëzua. Një prej monumenteve më të famshme të Italisë, e admiruar nga gjenerata vizitorësh, ishte zhdukur në hiç (në vijim është rindërtuar përkrah bazilikës, por në distancë sigurie). Nëse kishte ndodhur në Venezia, ku struktura dukej e qëndrueshme dhe ishte përsosmërisht e drejtë, me siguri që mund të ndodhte edhe në Pisa. Kështu që u krijuan edhe komisione të reja, sidomos nga Mussolini në vitet ’20 dhe fillimvitet ’30 dhe u bënë matje, analiza të shpejtësisë së erës, bonifikime, gërmime, injektime betoni, shtojca në zhavorr, nxjerrje nga trualli dhe instalim kundërpeshash në anën e kundërt nga ajo që pjerrësohej. Por Kulla vazhdonte të pjerrësohej, në mënyrë konstante në pragun e katastrofës. Më pas Kullës i është dashur të përballojë një rrezik të ri. Në 1944, teksa forcat aleate ngjiteshin në gadishull, disa thesare historike pashmangshërisht dëmtoheshin apo shkatërroheshin. Në Montecassino aleatët bombarduan manastirin e madh benediktin ku mendohej se patën ngecur trupat gjermane. Piazza dei Miracoli u duk se ishte nisur në të njëjtin fat, por u kursye (edhe pse Camposanto dhe veprat e paçmuara që përmbante ju dha flaka dhe pjesa më e madhe e qendrës së banuar në jug të Arno u dëmtua rëndë).
Pas luftës Kulla e Pisa rifitoi statusin e saj si ndërtesa ndër më të famshmet e botës, e krahasueshme në njohshmërinë imediate të saj me piramidat, me Taj Mahal dhe me Kullën Eiffel. Pastaj në 1989 një kambanore mesjetare ra në Pavia, duke vrarë 4 njerëz. Buja për këtë katastrofë goditi në mënyrë të veçantë Pisa, ku në janarin e 1990 Kulla u mbyll dhe u krijua një komision i ri. Shumë pisanë, të privuar nga produkti i tyre më i “shitshëm”, vërejtën me cinizëm të kuptueshëm veprën e ekspertëve të rinj, të zënë me problemin më të lashtë të qytetit. Dyzimet e popullsisë u rritën në 1995 kur Kulla u pjerrësua më tej duke ju afruar shembijes, edhe për shkak (u tha) të masave të adoptuara për ta vënë në siguri. Një vit më vonë komisioni u shkarkua, por në 1997 një tërmet shkatërroi Assisi dhe kështu komisioni u rimblodh sërish. Kulla e Pisa duhej shpëtuar dhe menjëherë.
Një kapitull i ri i historisë së Kullës, 800 vjet i gjatë, është shkruar në 2001. 11 vite pas mbylljes dhe falë një shpenzimi prej 55 miliard liretash (28 milion euro), monumenti më së fundi u deklarua i sigurtë dhe u rihap për publikun, duke ju mundësuar turistëve që të ktheheshin në Pisa dhe të ngisnin rreth 290 shkallësh (jo më shumë se 30 persona për radhë). Restaurimi e kishte drejtuar me 44 centimetra Kullën, por vizitorët e impenjuar që të përshkonin shkallën e lashtë me spirale nuk dukej se e kuptonin. Faktikisht, përvoja ishte e ngjashme me atë të ngjitjes së shkallës së një anijeje gjatë në furtune, përjashto prej mungesës së kapëseve apo kordave pas të cilave të kapej. Nuk ishte një mision për frikacakë, të dobëtit nga zemra apo njerëzve që vuanin nga marramendja. Në majë të Kullës (për kë arrinte të hipte) ndodhet një parapet ql shtrihet me 4 metra e gjysëm përtej bazës së strukturës, një copë mbresëlënëse e sfazuar e një oqeani në furtunë dhe ndërkohë e palëvizshme. Kush kishte kurajon të shtrihej mund të admironte nj pamje të shkëlqyer të katedrales, i qytetit dhe i fshatrave përreth. Pas një pasti qetësie, turistët duhej të ndërmerrnin një zbritje marramendëse sa ngjitja, duke u spostuar nga njëra anë për t’i dhëni hapësirë grupit që ngitej. Në asnjë vend tjetër ideja e ecjes “pas gjurmëve të historisë” nuk duket kaq domethënëse.
Sharmi i rrezikut
Pse njerëzit janë gjithmonë të rrethuara për ta admiruar Kullën e Pjerrët? Qyteti është i pasur me histori. Ka një universitet të famshëm, është vendi ku ka lindur Galileo Galilei dhe gëzon shumë ndërtesa historike dhe religjioze, midis të cilëve një kishë në brigjet e lumit Arno ku ndodhet një relike që përmban Sacra Spina, një copë e drunjtë që besohet se ishte pjesë e kryqit të Jezùsit. E mrekullueshme Piazza dei Cavalieri bëhet më e çmuar nga nj pallat i dekoruar nga Vasari në ‘500 me porosi të familjes Medici dhe i transformuar nga Napoleoni në një universitet në fillimin e ‘800. Por është drejt Piazza dei Miracoli që drejtohen gjithmonë turistët, duke gjetur një dëshmi monumentale të një epoke të kaluar dhe plot me shpresë. Pjesa më e madhe e vizitorëve futet në katedralen e mrekullueshme dhe në pagëzimore (duke admiruar veprat e Nicola dhe Giovanni Pisano) për t’u drejtuar më pas drejt muzeumeve fqinje të pasura me thesare artistike dhe historike. Por më shumë se çdo gjë tjetër është Kulla e Pjerrët që u intereson. Siç e kemi parë, Kambanorja përmbledh një famë elementësh jashtëzakonisht të gjerë: historike, shpirtërore, estetike, financiare, politike dhe shkencore. Duket se janë të përfshira edhe imperativë psikologjikë më të thellë.
Rreziku me siguri që ka një rol vendimtar. Ashti si elementi kyç i bungee jumping, i rafting, i korridës, i garave të Formula 1 apo i performancës së akrobatëve është vetëdija e e heshtur se mund të ndodhë më e keqja (por ka mundësi që nuk do të ndodhë), atraktiviteti i parezistueshëm i Kullës së Pisa qëndron në hipotezën se mund të bjerë (bashkë me të edhe vizitori). Askush nuk do të paguante për t’u ngjitur në malet ruse sikur të eliminohej ndjenja e frikës. Në të njëjtën mënyrë, Kulla e Pisa do ta humbiste atraktivitetin special të saj sikur të “drejtohej”. Italia është plot me kulla mesjetare dhe të rilindjes mbi të cilat të ngiteshin, por asnjë nuk është e famshme si ajo e Pisa, pasi ka diçka thellësisht elektrizuese në një kullë që pjerrësohet në mënyrë kaq të fortë, me një ndjenjë shqetësuese dhe njëherazi siguruese e sfidës ndaj ligjeve të natyrës. Pisa ofron një lloj luna park. Është për këtë që njerëzit vijnë ta shkojnë, të fotografohen apo të ngjiten deri në majën e Kullës. Riprodhimet e Kullës janë shitur me mijëra nëpër tezga. Janë në libra, riprodhime, tavlla duhani, komplete kafeterie dhe kartolina. Për më tepër, do të gjeni një suvenir të një lloji tjetër, pak përtej turpit: modele të vogla grashë lakuriqe që përqafojnë Kullë, duke aluduar për aspektin fallik të saj. Me sa duket drithërima rrezikut nuk është emocioni i vetëm i fortë i ngjallur nga Kulla.
(Daniel Snowman është një eseist britanik. Këtë artikull e ka shkruar për On History, një blog i Institute of Historical Research në School of Advanced Study e University of London)
Përgatiti
ARMIN TIRANA