E majta qesharake!

Alex Soros, djali i megadonatorit majtist, George Soros, u takua me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris. Ai e postoi foton në median sociale duke u krenuar për këtë takim. Por reagimet ishin të shumta nga kampi i djathtë.

Senatorja republikane Marsha Blackburn tha: “Është qesharake që e majta kërkon që ju të besoni se familja Soros nuk ka ndikim në politikë”.

Kurse studiuesi Parker Thayer tha: “Asgjë e re njerëz”.

Ndërsa eksperti i politikës, Logan Dobson shtoi: “A është ende fyese të thuhet se familja e Sorosit ka një ndikim të madh në politikën e demokratëve”.

Fox News, i cili solli këto reagime, ka raportuar më herët se Alex Soros e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë plot 17 herë.

Ai shihet si pasardhësi i babait të tij, ndërsa disa thonë se ka ndikim edhe më të madh se i ati në politikën e majtë.

Kujtojmë se Alex Soros është mik i ngushtë me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn.

About Redaksia

Check Also

Të burgosur për mashtrim/ Dokumentat gjermane hedhin në erë Bankën e Shqipërisë për skandalin me Yet Bank

Belind KELLICI Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë! Sot po publikoj …

Leave a Reply