Alibeaj merr në mbrojtje banditët e Bashës: Prania e këtyre njerëzve nuk ishte kërcënim…

Deputeti Enkeled Alibeaj mbrojti dhunën e ushtruar nga banditët e Lulzim Bashës ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Në mënyrë skandaloze, ai tha se nuk ka pasur presion.

“Ju jap garancinë se në mbledhje asnjëri prej anëtarëve nuk ka qenë as nën presion dhe as në shantazh, unë isha në mbledhje. Them atë që mendoj dhe perceptoj. Asnjë s’ka qenë në presion, ka pasur mendime të ndryshme. Prania e këtyre njerëzve nuk ishte kërcënim,” tha ai.

I ‘gozhduar’ nga gazetarët, Alibeaj vazhdoi të mohonte dhunën.

“Jo, s’ishte presion. Nuk ka pasur asnjë dhunë, fjalë ka pasur. Nëse secili prej jush është ndjerë i fyer apo ndonjë situatë jo normale, keni të drejtën tuaj të thoni gjithçka ka ndjeni. Aty është thënë opinioni i gjithsecilit për mënyrën se si duhet të ecë përpara PD,” tha Alibeaj.

Ai komentoi edhe deklaratën e Gazment Bardhit që foli për një grup paramilitar.

“Qëndrimet emocionale mos i merrni. Në mbledhje, për aq sa zgjati, asnjë prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje, po them atë që mendoj dhe perceptoj unë. Ka pasur qëndrime të ndryshme, ku kanë brenda emocione dhe tensione. Por nuk është kërcënim. S’ka pasur presion”, tha Alibeaj.

About Redaksia

Check Also

Zyrtarë të lartë në Uashington kërkojnë verifikim për sanksionimin e Berishës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli …

Leave a Reply