Salianji: Basha, një langaraq edhe para Ballës, jo më para Ramës

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj deputetëve të partisë së vulës në mbledhjen e tyre kur po diskutohej për vendimin mbi zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në një prononcim për mediat, Salianji ka shpërthyer ndaj ish-kryetarit Lulzim Basha duke e quajtur lëngaraq me Ballën dhe person që punon me kryeministrin Edi Rama.

Salianji: Shqetësimi nuk është se çfarë bëhet me fatet e individëve dhe ambiciet personale, partia e vulës nuk është më parti, ajo ngjarje do të ishte si një sherr mes të dehurish në një lagje. Aty është një njeri që e ka marrë peng, ish-kryetari i partisë nuk është dorëhequr, u largua për shkak të presionit të asaj kohe, vazhdon që ta marrë zvarrë atë parti, më vjen keq se do të tretet bashkë me logo.

Njerëzit e tjerë kanë kohën që të kuptojnë që bëhet fjalë për interesa të ngushta personale, aty nuk ka më anëtarë, ka më shumë pretendentë për kryetarë sesa anëtarë, ama aty ka para, aq sa nuk i shpërndajnë as për degët e tyre.

Çdo demokrat duhet të reagojë me forcë, njerëz që janë lëngaraq para Ballës, e jo më Ramës, ku është një moment vendimmarrjesh të forta, opozita duhet të rikonceptohet, qoftë në përmbajtje, qoftë me njerëz që duan të punojnë për qytetarët, për tu shkëputur nga njerëz që duan të punojnë për Edi Ramën. Ajo që duhet të diskutohet sot në fakt është mënyra se si mund të ngrihet opozita. Ka përfunduar kaposhi një thelë, dhe ta mbajnë ata që e kanë.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply