Konflikti në Ukrainë është një përplasje midis dy kulturash dhe dy ideshë të Rusisë, midis së kaluarës dhe së ardhmen. Nëse do të fitojë Kremlini, do të jetë një humbje për gjithë Europën, thekson shkrimtari rus Vladimir Sorokin.
Për botën e qytetëruar, lufta e shpërthyer nga diktatori rus Vladimir Putin është një hakmarrje kundër ukrainasve, që e duan lirinë dhe nuk duan të jetojnë në hijen e influencës dhe të imponimeve ruse. Por prapa kësaj ka edhe tjetër. Në radhë të parë kjo është një luftë kundër Kievit, që sipas kronikave të lashta është nëna e të gjitha qyteteve ruse: më e lashtë se Moska dhe burimi nga ku lind lumi i historisë ruse. E themeluar nga skandinavët, ka shikuar gjithmonë nga Perëndimi europian më shumë sesa nga Lindja, ku në Mesjetë dominonin mongolët nomadë të Bashkës së Artë. Në mesin e shekullit të XVI cari Ivan i Tmerrshëm ndërtoi perandorinë e tij duke u bazuar mbi modelin mongolo – bizantin dhe sulmoi Novgorodin, qytet i lirisë dhe dikur kryeqytet i një republike ndaj së cilës gjyshi i tij, Ivani i III, kishte luftuar. Në atë kohë Kievi i përkiste tashmë rzeczpospolita, republikës, polake. Qe atëhere që në Rusi u afirmua sistemi i pushtetit piramidal të tipit mongolo – bizantin. Në majë ndodhej monarku absolut. Të vëzhguar nga baza, katet e larta të strukturës rezultonin të papërshkueshëm dhe frymëzonin më shumë frikë sesa respekt. Qeveritarët vepronin si një fuqi pushtuese kundrejt nënshtetsave, pikërisht siç bën sot Putini, që avancon me sukses traditën sovjetike: faktikisht, për shtetasit e tij, Bashkimi Sovjetik ishte në pushtues i paskrupull. Në pamje të parë lufta e deklaruar nga Putini Ukrainës na duket krejtësisht çmenduri, por për liderin rius dhe për rrethin e tij gjërat nuk janë kështu: duke luftuar Ukrainën moderne, Putini lufton Rus’-in e Kievit (bërthamën e parë të shtetit rus, të lindur përreth kryeqytetit aktual ukrainas në fundin e shekullit të IX) si vend properëndimor që – në sytë e tij – kërcënonte Rusinë mongolo – bizantine me thjesht ekzistencën e saj. Për Putinin gjëja më e keqe është se pothuajse të gjithë ukrainasit flasin rusisht. Sipas deklaratave të tij, objektivi i “operacionit special” është “denazifikimi dhe çmilitarizimi i Ukrainës”: kështu që jo vetëm likuidimi i shtetit ukrainas, por edhe banorët e tij, atyre ukrainasve të konsideruar trashëgimtarë të Rus’-it të Kievit. Ato që e demonstrojnë janë dhunat e tmerrshme të Buças, Mariupolit, Borodjankës.
Nënshtrim dhe hierarki
Në radhë të dytë, kjo është një luftë midis së kaluarës dhe së tashmes. Në mbi 20 vitet e kaluara nga ardhja në pushtet e Putinit, Rusia është zhytur gjithnjë e më shumë në të kaluarën e saj, në një Mesjetë të re: në fronin e Kremlinit qëndron një car despotik, i rrethuar nga zotërinjtë e rinj fedualë, oligarkët me Mercedes, dhe i mbrojtur nga opričnikët e rinj (rojet private e car Ivanit të Tmerrshëm) që shëtisin me iPhone e tyre. Populli është i frikësuar dhe i privuar nga çdo liri demokratike. Ukraina, që duke filluar nga revolucioni popullor i 2014 ka filluar të bëhet një demokraci, është larguar përfundimisht nga sfera e influencës ruse, shikon nga Europa dhe është aty që imagjinon të ardhmen e saj. Putini sheh tek Ukraina e Zelenskyj atë që mund të bëhet vetë Rusia nëse – tmerr! – fillon të lëvizë drejt së ardhmes. Por Rusia nuk duhet të ketë një të ardhme! Për 22 vjet Putini nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka shtrënguar vendin të kthehet në të kaluarën: rifutja e himnit kombëtar sovjetik ka qenë vetëm sinjali i parë. Vit pas viti, Putini ka abroguar institucione dhe të drejta demokratike, ka privuar vendin nga zgjedhje të rregullta dhe nga gjykata të pavarura, ka transformuar televizionin në një makinë propagandistike dhe ke ndërtuar shtetin mbi një klasë funksionarësh të korruptuar dhe autoritarë. Ajo në zhvillim në fushëbetejat ukrainase është një luftë midis dy epokash: e ardhmja pëson bombardime dhe mbrohet heroikisht nga sulmet e së kaluarës, diktatorët e çdo kohe kërkojnë që të kthejnë prapa akrepat e orës së historisë: Putini nuk ka shpikur asgjë. Mënyra më e lehtë për mbajtjen e pushtetit është t’i apelosh “kohëve të mira të shkuara”.
Perspektiva që modeli ukrainas të bëjë rrugë dhe që virusi i një të ardhmjeje pa Putinin t’i infektojë qytetarët rusë e frikëson thellësisht carin e Kremlinit, duke tërbuar krejt. Edhe ushtria e tij është një instrument i së kaluarës: është i epokës sovjetike jo vetëm pajimi teknik, por edhe funksionimi i saj, që ndjek strategjinë e vjetër e shtrimit të rrugës drejt fitores me kufomat e ushtarëve të saj. Është për këtë arësye që ushtria e madhe ruse deri më tani është demonstruar pak efikase, e mundur shpesh në betejë nga ajo ukrainase, që është më e vogël, por më mirë e organizuar dhe lufton për të mbrojtur tokën e saj. Ushtria e Putinit duket gjithnjë e më shumë e obsesionuar nga plaçkitja, që praktikisht është ligjëruar, siç e dëshmojnë disa batuta sot shumë popullore:
“Hë, e morët Kievin?”.
“Ende jo”.
“Po çfarë keni marrë akoma?”.
“Një lavatriçe, një mikrovalë, një tigan që nuk ngjit, një palë çorape…”.
Ushtarakët ukrainas mendojnë se ajo që e dallon ushtrinë e tyre nga ajo ruse është sidomos refuzimi i parimit sovjetik i nënshtrimit skllavëror, që detyron të ndiqen urdhërat pa u diskutuar, për sa mund të jenë të çmendur. Siç ka qenë çmenduri urdhëri për të gërmuar gropa në të ashtuquajturin Pyll të Kuq, një prej zonave më të infektuara përreth Çernobilit. Pas lufte, do të jeni ato pushtete diabolike të ushtarëve që paguajnë pasojat e kësaj idiotësie çnjerëzore. Urrejta për Ukrianën nuk e i jepte paqe Putinit, i impenjuar ta “ngrinte” Rusinë sipas udhëzimeve të filozofit Ivan Ilin, ideologut të socializmit kombëtar rus. Fillimisht i ka marrë Krimenë, pastaj ka shpërthyer një luftë hibride që për Kievin është bërë një plagë e infektuar në pjesën lindore të vendit dhe tani janë një luftë në rregull të plotë, me sulme raketore, tanke, bombardime mbi lagje të banuara nga civilë, vrasje, tortura dhe përdhunime kundër një popullsie paqësore.
Dhe gjithçka vetëm për të penguar që Ukraina të zhvillohet lirisht dhe ta ndërtojë të ardhmen e saj. Për ta pushtuar dhe për ta ngrirë, bashkë me Rusinë, në të kaluarën. Së fundmi, kjo është një luftë midis kulturash. Është e riditur se Putini e ka quajtur gjithmonë shtetin ukrainas të “dështuar” dhe damkosur gjuhën ukraine si një dialekt rus. Për presidentin rus kuptimi i denazifikimit nuk është lufta kundër fantazmës së një nazizmi të presupozuar ukrainas, por mohimi i sovranitetit kombëtar të vendit. Një Ukrainë e pushtuar mund të jetë e detyruar të mos flasë vetëm rusisht, të heqë dorë nga kultura e saj, nga historia e saj, nga kostumet kombëtare të saj, pavarësisht se janë po aq të vjetra sa ato ruse. Ivan Vyshenskyj, Meletij Smotryckyj, Feofan Prokopoviç, Ivan Kotljarevskyj, Taras Shevçenko: ja lula e lules e letërsisë ukrainase të lashtë dhe klasike. Është thënie e filozofit të jashtëzakonshëm ukrainas të ‘700 Hrihorij Skovoroda maksima e famshme “Boza më ka dhënë gjuetinë, por unë nuk e kam marrë kurrë”, e gdhendur edhe në gurin e varrit të tij. Në atë kohë filozofia ruse sapo po lëvizte hapat e para dhe që çuan në Moskë pentagramin europian në ‘600 qenë disa këngëtarë ukrianas. Shkatërrimi i kultursë ukrainase dhe rusifikimi i ukrainasve janë një objektiv tjetër i operacionit special.
Qëllime ideologjike
Për këtë fushatë tejet simbolike, Putini dhe ekipi i tij ka shpikur 2 simbole të rinj: V dhe Z, të pikturuara në tanket dhe në blindet që pushtojnë Ukrainën. Fillimisht tregonin përkatësinë në distriktin ushtarak perëndimor (Z) apo lindor (V) të ushtrisë. Por më pas propagandistët e Putinit kanë menduar si t’ua nënshtrojnë qëllimeve të tyre ideologjike, kështu që sot V është Vperëd! (Avanti!) dhe Z për Za rodinu! Za Putina! (Për atdheun! Për Putinin!). Megjithatë, e dështuar lufta rrufe (Putini do të donte ta merrte Kievin për tri ditë) dhe me makinën luftarake ruse të bllokuar nga kundërgoditjet e pësuara, gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale të dy germat janë objekt kritike dhe talljeje. Përballë mizorive të kryera nga ushtarët rusë në territoret e pushtuara, shumë kanë menduar për pushtimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe shumë shpejt Z është bërë mesi i svastikës së vjetër. Vulnerabël dhe të ngadalta, trupat e pushtuesve filluan që të viheshin në lojë: Z dhe V sot tregojnë edhe mumjet dhe vampirët e ardhur nga Rusia, jashtëzakonisht brutalë kundrejt popullsisë dhe indiferentë ndaj rrezikut të vdekjes. Tashmë Z e ka zëvendësuar krejtësisht V, duke u bërë simboli i vetëm i kësaj lufte absurde. Është e ekspozuar në ndërtesat publike të qyteteve ruse dhe, në oborret e shkollave, fëmijët vendosen në formë Z për ta demonstruar “mbështetjen e tyre nbdaj ushtrisë tonë”. Z triumfon mbi adezivët, bluzat, posterët dhe ngjitësit e automobilëve dhe shfaqet, si një paralajmërim djallëzor, edhe në dyert e shtëpisë së opozitarëve. Të gjithë njerëzit e arësyeshëm e gjykojnë të çmendur luftën e pajustifikueshme të Rusisë kundër Ukrainës. Bombardimi i Kievit, nëna e të gjitha qyteteve ruse, është një akt vetdëmtimi i kryer me urdhërin e një diktatori jashtë kontrollit dhe mund të ketë pasoja fatale për vetë Rusinë.
Aroma e revoltës
Kjo luftë nuk është e ngarkuar vetëm me simbolizën, por edhe me analogji. Mbytja e kryqëzorit “Moskva”, anijes adimrale të flotës së Detit të Zi, kujton atë të një anijeje tjetër ruse, “Petropavlovsk”, e mbytur në 1904, gjithmonë në prill, në fillimin e luftës ruso – japoneze. Edhe atëhere Rusia kishte probleme mr drejtimin e konfliktit që kishte shpërthyer, në pikën që burokracia e korruptzar ushtarake u detyrua që ta përtypë një humbje të turpshme, që e ngriti në qiell mërinë e popullsisë ndaj pushtetit carist. Vite pas kësaj mërie do të kulmohej në revolucionin e 1917, që shënoi fundin e dinastisë së Romanovëve. Sot, për të dyja rreshtimet, mbytja e një anijeje si kjo, që mbante emrin famëmadh të kryeqytetit rus dhe ishte e pajisur me mbrojtje kundërajrore me të cilat do të furnizonte mbrojtjen e flotës së saj, është një fakt domethënës. Ukraina ka emetuar një pullë postare me imazhin e kryqëzorit të mbytur, ndërsa në Rusi ngjarja ka shkaktuar zemërimin e patriotëve militaristë dhe të propagandistëve nëpër televizione, që pretendojnë hakmarrje, të kushtojë sa të kushtojë, deri përdorimin e armëve bërthamore.
Putini donte një sukses brenda 9 majit, ditës së paradës për të celebruar fitoren mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore. E di mirë se një humbje nuk do t’i falej as nga lobi militarist, as nga populli i nxitur nga propaganda televizive. Por me kalimin e ditëve mirazhi i një “triumfi të madh mbi nazizmin ukrainas” u shkri si dëbora në diell dhe, pikërisht si në epokën e luftës ruso – japoneze, korrupsioni dominues në ushtrinë ruse bën lojën e luftëtarëve ukrainas. Për sa i përket pajimit luftarak, situata nuk shpreson mirë: shumë mjete dhe instrumente janë vjedhur dhe ushtarët duhet të kënaqen me racione të skaduara. Në 2 muaj luftë, rusët nuk kanë arritur të marrin as edhe një prej qyteteve të mëdha ukrainase; kanë bombarduar ashpër Mariupolin, duke e katandisur në një grumbull gërmadhash, pa arritur të cedojnë mbrojtësit e tij. Për shumë rusë fjala fitore ka tashmë një shije të hidhur dhe zhgënjimi është gjithnjë e më e përhapur. Fushata e Putinit vë në vështirësi edhe makinën propagandistike: si të justifikohen arkivolet e shumta me brenda të rinj rusë që kanë dhënë jetën për objektiva gjithnjë e më të diskutueshëm?
Në rrjetet sociale lexohet se “ndjehet aroma e shkurtit 1917”, data e revolucionit që çoi në shembjen e regjimit carist. Kurse ukrainasit ua detyrojnë fitoret kurajos së tyre dhe mbështetjes së thuajse të gjithë botës. Ushtarakët e Moskës reagojnë me mizori në rritje kundër popullsisë civile, duke bërë të tmerrohet vetë populli rus, që pyet sesi është e mundur të jenë kaq të aftë për aksione kaq brutale. Përgjigja ime është se këto gjëra janë pjesë e neve rusëve nga nata e kohëve. Qysh në mesjetën ruse, në mesin e ‘500, Ivani i Tmerrshëm qeveriste vendin si një pushtues, falë opričnikëve të tij të pamëshirshëm. Në 1570 ndërmorri një ekspeditë ndëshkuese kundër Novgorodit, i afërt me Perëndimin dhe me një sistem administrativ thuajse demokratik: vari qytetarët dhe familjet e tyre të kamura dhe boshatisi arkat e qytetit. Pas kalimit të tij, Novgorodi ishte shkatërruar dhe i mbushur me kufoma. Në rrugën e kthimimit trupat e carit ju kushtuan plaçkitjes së fshatrave, duke plaçkitur dhe djegur fshatrat, duke vrarë kafshët dhe fshatarët. Ishte një taktikë luftarake në kuptimin e plotë të fjalës. Në Rusi nuk ka pasur kurrë një ndërgjegjësim mbi sistemin e opričninës, që nuk është dënuar kurrë zyrtarisht: ka hyrë të jetë pjesë e heqjes kolektive, e nënvetëdijes popullore të rusëve, ku ka mbetur deri më sot. Brutaliteti i trupave ruse në Ukrainë nuk duhet të na habisë: tek çdo ushtar i Putinit është zgjuar një opričnik që shikon tek Ukraina një tradhëtar, për t’u trajtuar siç trajtohen tradhëtarët. Në Buça, ku janë vrarë dhjetëra civilë paqësorë, një ushtar pushtues ka lënë një të shkruar mbi murin e një apartamenti: “Kush ua ka dhënë lejen të bëni jetë të bukur?”. Ja këtu: opričnina është e gjallë.
Prapa maskës
Janë 22 vite që Perëndimi kërkon se kush është Putini. Sot më së fundi po fillon të kuptojë se me kë ka të bëjë. Për këtë e mbështet Ukrainën. Më mirë vonë se kurrë. Por kush është vërtet njeriu që i ka imponuar Europës së shekullit të XXI një luftë të pakuptimtë dhe të përgjakshme? Në 1967 Larry Perce ka xhiruar New York: Ore tre – Ora e frikacakëve. Në film, në një vagon të metropolitanes së New York dy tipa fillojnë të bezdisin udhëtarët, që kërkojnë të mos reagojnë deri në ndalesën e fundit të dobishme për të zbritur. Por pikërisht pse askush nuk provon që t’i ndalë, të dy bëhen gjithnjë e më arrogantë dhe kalojnë në dhunë fizike. Peerce na tregon psikologjinë e një rrugaçi rruge, që shtyhet deri ku të tjerët e lejojnë që të shtyhen: filmi përfundon kur një njeri vendos t’u reagojë i vetëm dy rrugaçëve, duke i dhën fund luftës.
Shkollat e para që Putini ka frekuentuar janë rruga dhe palestra e xhudos; pastaj KGB, ambient i njphur prej cinizmit dhe mizorisë së saj. Kundrejt Perëndimit, Putini sillet si një rrugaç: urren demokracinë dhe transparencën e tij. I rritur në një ambient jo të favorshëm, nuk i duron studentët inteligjentë dhe të mirëveshur. Është një urrejtje që e ka në gjak. I rritur në një familje punëtore dhe i formuar në shkollën e viteve ‘90 të kapitalizmit kriminal, falë një serie të jashtëzakonshme ngjarjesh ka arritur në majën e një vendi gjigantesk me të kaluarën totalitare. Në 20 vjet i ka demonstruar Perëndimit përbuzjen e tij në çdo mënyrë të mundshme dhe të imagjinueshme dhe Perëndimi, i edukuar, e ka ndryshuar shikimin, është fshehur pas përditshëmrisë, si pasagjerët e metropolitanes së New York. Pushtimi i Gjeorgjisë, aneksimi i Krimesë, lufta në lindje të Ukrainës, pezullimi i lirive demokratike në Rusi, persekutimi i disidentëve, vrasja e kundërshtarëve politikë: Putini e ka bërë këtë pa hasur pengesa. Vetëm tani, me luftën e pamëshirshme që ka shpërthyer në zemrën e Europës, ka arritur ta zgjojë Perëndimin nga mefshja e tij. Për europianët kjo luftë është një sfidë ndaj parimeve të tyre, ndaj themeleve të botës së tyre. liderët perëndimorë e kanë kuptuar se Putini nuk ka sulmuar vetëm Ukrainën, por të gjithë Perëndimin.
Më së fundi kanë hapur sytë dhe ka lëshuar mbi Rusi një valë sanksionesh të paprecedent. Ukraina lufton për të ardhmen e saj dhe për të ardhmen e Europës. Çdo europian duhet të jetë i vetëdijshëm. Sikur Ukraina do të duhej të nënshtrohej, forcat e errëta të së kaluarës do ta kapnin rastin për t’i impinuar Europës një transformin radikal që do të sillte me veten shpirtin e një Mesjete të re, duke shkatërruar ekonominë dhe fibrën morale të kontinentit. Nëse do të fitonte, do të binte i gjithë sistemi putinian, piramidat e sistemit të pushtetit që presidenti rus ka ngritur në 22 vitet e fundit. Europa duhet ta ndihmojë Ukrainën. Europa duhet të mbrojë Europën.
(Vladimir Sorokin është një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm bashkëkohorë rusë. E ka shkruar këtë artikull për Süddeutsche Zeitung)
Përgatiti
ARMIN TIRANA