Duket se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë po precipitojnë edhe më tej. Mediat në Kosovë raportojnë se qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.
Ky vendim ka ardhur pas rrëmbimit të 3 policëve kufitarë të Kosovës. Sakaq në një reagim lidhur me këtë ngjarje, Albin Kurti u shpreh se ky veprim synon destabilizim. Ndërkohë është njoftuar që Policia e Kosovës në orën 17:00 të zhvillojë një konferencë për mediat.
Në një reagim për mediat, kryeministri Albin Kurti e quajti këtë ngjarje hakmarrje dhe një “agresion” nga ana e Serbisë që ka për synim përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi një ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë. Në 29 maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët shqiptarë të zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.