Kur shpalli në mënyrë të njëanshme sanksionet e tij ndaj Kosovës, Edi Rama foli për sanksione dhe ndëshkim ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.
Fjalimi i Ramës mbrëmë është i mbushur me këto fjalë. Asnjë lider i huaj, madje as miku i tij serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka lëshuar kaq shumë mllef ndaj Kosovës.
Por ndërsa Rama dhe ‘altoparlantët’ e tij folën për izolim dhe ndëshkim, e mërkura solli një panoramë tjetër.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një fjalim historik përpara Parlamentit Europian.
Fjalimi ishte i rëndësishëm për mesazhet që përcolli, por edhe për ndikimin që pati te të pranishmit.
Në fund të fjalimit, në sallë pati ovacione dhe duartrokitje të gjata për Vjosa Osmanin.
Në fjalën e saj ajo i preku të gjitha temat e rëndësishme, duke e nisur dhe mbyllur me fjalët e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.