Vogel: Masat e BE kundër Kosovës, të pajustifikueshme dhe të padrejta

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, i cilëson si “joproporcionale” sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Kosovës dhe thotë se është skeptik për efektin e tyre të dëshirueshëm. Duke folur për raportet e kryeministrit Kurti me SHBA-në dhe BE-në, ai ka thënë se “Nuk është sekret që Kurti ka bërë armiq edhe në Uashington, edhe në Bruksel. Ai nuk është i pëlqyeshëm dhe shihet si i vështirë”.

BE-ja ka ndërmarrë dhe ka paralajmëruar disa masa ndëshkuese, për shkak të, siç është thënë, mospërfilljes së kërkesave të saj nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri të vendit.

“Unë, si analist, mund të them se [sanksionet] janë të pabalancuara, madje të padrejta”, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “duhet ta ketë parasysh atë që është më e dobishme për Kosovën në këtë fazë dhe ajo është ulja e tensioneve”, thotë Vogel në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

About Redaksia

Check Also

Dy dosjet që mund të trondisin Amerikën

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi ka njoftuar se dokumentet e shumëpritura që lidhen …

Leave a Reply