Në vitin 1989 sociologia amerikane Janet Abu-Lughod parashikoi se epoka e hegjemonisë perëndimore do të zëvendësohej nga rikthimi në një “ekuilibër relativ midis qendrave të shumëfishta të pushtetit, siç kishte ndodhur në sistemin botëror e shekullit të XIII”. Është ende shpejt për të bërë një bilanc përfundimtar lidhur me fjalët e saj. Megjithatë, duket se ka të ngjarë që gjeneratat e ardhshme do ta tregojnë luftën aktuale ruso – ukrainase si një moment domethënës në procesin historik që prej kohësh sheh një spostim progresiv të ekuilibrave të pushtetit nga Perëndimi drejt Lindjes. Proceset e riekuilibrimit në raportet e forcave globale shoqërohen gjithmonë nga dhuna të këqija: e tashmja tragjike që përfshin miliona qenie njerëzore është në këtë kuptim e destinuar që të shtyhet në kohë. Ekzistojnë megjithatë disa diferenca evidente respektivisht epokave të kaluara. Duke filluar nga rritja eksponenciale të popullsisë botërore – e dyfishuar midis 1969 dhe 2012 – duke kaluar nëpër ndryshimet klimaterike, varfërimin e biodiversitetit dhe përmbysjet e habitateve natyrale. Nuk bëhet fjalë – si në “mjellmën e zezë” të Nassim Nicholas Taleb – për ngjarje të paponderueshme apo të pamundura, por për procese tashmë në veprim: do të kenë një rol të madh në ripërcaktimin e rendeve globale dhe të qendrave të pushtetit që i nënkuptojnë dhe për këtë është e dobishme dhe oportune t’u kuptohen rrënjët.
Impakt dhe efekte
Epoka gjeologjike që po jetojmë për shumë njihet si Antropocen, nga greqishtja anthropos, njeri. Termi, që të sjell në mendje erën antropozoike e individualizuar nga Antonio Stoppani në vitin 1873, synon që të nënvizojë mënyrën me të cilën mjedisi tokësor, në tërësinë e karakteristikave fizike, kimike dhe biologjike të tij, plazmohet nga efektet e veprimit njerëzor. Impakti i qenieve njerëzore në raport me rritjen e përqëndrimit të dioksidit të karbonit CO2 (dhe CH4, domethënë të metanit) në atmosferë – dhe paosjat e tij ndaj klimës, shëndetit dhe ekologjisë – tashmë është e qartë, të mos ishte tjetër për fakti që, për të cituar një studim të fundit të Jürgen Renn, përqëndrimi i dikosidit të karbonit (CO2) në atmosferë ka njohur në vitet e fundit një përshpejtim “ndoshta 100 herë më të lartë nga ai i hasur në çdo moment tjetër i 420000 viteve të mëparshme”.
Megjithatë, koncepti i Antropocenit është i përafërt dhe në pjesën më të madhe devijues. Faktikisht ekziston një problem i lidhur me disa shoqëri dhe disa ekonomi (të dislokuara sidomos në Europën Veriore, në bregun atlantik e Shteteve të Bashkuara dhe në Kinën Jugore): shumica dërrmuese e pjesës tjetër të botës dhe e banorëve që e popullojnë kanë pak të bëjnë me shpërndarjen e shkaqeve dhe dinamikave të lidhura me Antropocenin, sikur të mos ishte për faktin e pësimii efektet e vështira. Merret rasti specifik i Shteteve të Bashkuara, ku banon rreth 5% e popullsisë botërore, një vend që gjatë Nëntëqindës ka prodhuar rreth 30% të të gjithë prodhimin e emetimeve të dioksidit të karbonit. Numra të tillë duken edhe më domethëns atëhere kur vendoset të përfshihet përfshihet në analizë Kina (7% e totalit të emetimeve të dioksidit të karbonit), India (2%) dhe Europa (22%). Emetimet për frymë të regjistruara në Indi dhe Kinë janë ende sot “me 50% – 80% të mesatares botërore”. Pa llogaritur se një vend si Sri Lanka, moesha mesatare e së cilit është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara (1 vit e gjysëm diferencë midis dy vendeve), përdor rreth 88% më pak resurse respektivisht vendit veriamerikan dhe, mbi bazën e të ardhurave për frymë, rreth 94% më pak emetime.
Paradigma malajziane
Përtej limiteve të lidhura me vetë konceptin e Antropocenit, ekziston një lidhje e qartë midis këtij të fundit dhe proceseve koloniale. Siç vërehet nga një studim i fundit i Eva Horn dhe Hannes Bergthaller, në masën ku “ka sjellë procese të mëdha shpyllëzimi, futjen e “kulturave tregëtare”, krijimin e plantacioneve, si edhe shfrytëzimin ekonomik, kolonializmi mund të tregohet si një prej faktorëve domethënës që kanë çuar tek Antropoceni”. Më fjalë të tjera, shumë prej aspekteve që mbështesin Antropocenin të çojnë në një sistem shfrytëzimi – human dhe të lidhur me resurset natyrale – që del nga trashëgimia e shekujve që kanë pasuar “zbulimin e Amerikave” dhe, veçanërisht, në fazën historike ku është afirmuar kolonializmi. Kjo është veçanërisht e dukshme në Oqeanin Indian, rrugë strategjike tranziti midis Afrikës dhe Azisë, ku kolonializmi ka influencuar thellësisht proceset prodhuese masive dhe dinamikat relative që skanojnë epokën tonë. Mendohet në këtë aspekt për gadishullin malajzian, sot politikisht i ndarë midis Birmanisë, Malajzisë dhe Tajlandës. Në pjesën më të madhe konvertohet në një ekonomi plantacuonesh në bazë të nevojave industriale të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Politika të tilla qenë të njohshme në motivacione ekonomike, të finalizuara për t’u përballur me nevojat – lëndë të para dhe tregje të rinj – të krijuara nga Revolucioni Industrial.
Megjithatë, nga një perspektivë intrarajonale, rezultati kryesor i tyre ka qenë i shtytjes së miliona punëtorëve malajzianë, indianë dhe kinezë që të kërkojnë zgjidhje ekonomike dhe politike në prizmin antikolonial, pse jo edhe ta shfrytëzojnë në mënyrë jo të mbështetshme pyllin – shpyllëzimi Borneos i është një dëshmi domethënëse – në kërkim të një forme të çfarëdoshme mbështetjeje. Është kjo një “skemë” që në Tetëqind – Nëntëqindën ka përbashkuar, në mënyra dhe forma të ndryshme, pjesë të madhe të hapësirave koloniale dhe paskoloniale të analizuara në këtë punim: kolonializmi, ka vërejtur lidhur me këtë Carmen G. Gonzalez, “ka universalizuar idetë europiane e lidhure me konceptimin e natyrës si mall i finalizuar për shfrytëzimin njerëzor, duke krijuar ndërkohë një ekonomi globale që e ka vendosur Jugun global në një gjendje trazire sistematike”.
Nga kolonializmat tek Space X
Megjithatë do të ishte gabim të mendohej se dinamikat e sapoanalizuara i detyrohen vetëm planetit tonë. “Kolonializmi klimaterik” – në kontekstin e të cilit qeniet njerëzore perceptohen si dominues të një ekosistemi, më shumë sesa pjesë e vetë atij – faktikisht ka shumë të bëjë edhe me fazën aktuale e fillimit të turizmit hapësinor. Referimi është në konkurrencën që prej disa vitesh konmpani të ndryshme të provuara – përfshi SpaceX e Elon Musk, Blue Origin e Jeff Bezos dhe Virgin Galactic e Richard Branson – po punojnë që të bëjnë të mundura transportet suborbitale. 1% më e pasur e planetit është sot përgjegjës për rreth 50% të emetimeve të lidhura me aviacionin: turizmi orbital do të kontribuojë që ta përkeqësojë më tej këtë pabarazi. Në vend që ta trajtojë Marsin dhe Hënën si vende pushtimi dhe banimi, është e nevojshme të zhvillohet një etikë e re e eksplorimit hapësinor. Historikisht, kolonizatorët kanë qenë gjithmonë të motivuar nga përshtypja se gjithçka që i rrethonte ndoshta ishte e menduar për përdorimin dhe konsumin e tyre: kjo ka shumë të bëjë edhe me politikat aktuale e lidhura me eksplorimin e hapësirës, si edhe me shfrytëzimin e resurseve natyrale të planetit tonë. Ndoshta ia vlen barra qiranë të konkludohet duke kujtuar se lufta e parë e dokumentuar e historisë njerëzore shikon të përfshira rreth vitit 2450 B.C., mbretëritë Lagash dhe Umma në Mesopotaminë e lashtë (Iraku aktual). U shkaktua nga rivendikime konfliktuale lidhur me ujin dhe me furnizimin me të. Ka arësye të mira për të menduar se lufta e fundit në planetin tonë do të fillojë për të njëjtat arësye.
(nga Aspenia Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA