Polonia amerikane është pyka midis ne rusëve dhe Europës

Në vitet e fundit Varshava i ka sabotuar mjeshtërisht raportet ruso – europiane, duke theksuar rusofobinë e Lindjes dhe duke përkëdhelur atlantizmin e Uashingtonit. Përdorimi i miteve historike. Rasti i munguar i reset dhe saktësia logjike e Lordit Ismay. Të rifillohet nga Ukraina?

Perceptimi reciprok i rusëve dhe polakëve historikisht është i shoqëruar me një numër të madh mitesh, sugjestionimesh letrare dhe stereotipesh. Në Poloni mitet kombëtare nuk ushqejnë vetëm një vizion iracional. Ato lidhur me Rusinë janë bërë edhe komponente theëbësore e vetëperceptimit dhe e identiteteve kombëtare, në përgjigje për t’i dhënë kuptim ekzistencës së kombit polak dhe paraqitur historinë si luftë titanike midis së mirës dhe së keqes, midis botës së lirë dhe imperializmit. Në rast të kundërt, polakët duhej të akordoheshin me idenë e të qënit vetëm një vend me dimensione të mesme të Europës Lindore. Miti rus lidhur me Poloninë është shumë më i thjeshtë: kufizohet për ta shpjeguar politikën në termat e rusofobisë, një fiksim iracional mbi momentet më të errët të historisë polake dhe mbi frikën konstante të qasjeve të sotme reciproke për forcën e fqinjit të tij lindor, por ndoshta miti më i madh është ideja se vetë mitet janë burimi kryesor, të cilat në fakt diktohen edhe nga shtytje fuqimisht racionale. Polakët nuk e kanë krejtësisht gabim kur e shohin historinë e tyre nëpërmjet prizmit të luftës dhe vuajtjes. Në shumë raste formimi i një identiteti kombëtar dhe i shprehjes relative statutore kalon nëpërmjet luftërash dhe revolucionesh. Kështu revolucioni holandez, trazirat ruse të fillimit të ‘600, Lufta 30 Vjeçare në Gjermani. Identiteti polak mori formë nga fundi i shekullit të XVIII, paradoksalisht pas humbjes, humbjes së pavarësisë për mbi një shekull dhe rebelimeve të dështuara në atë të mëpasëm. Në fillimet e ‘900 patriotët polakë jetonin në pritje të një ëufte që futi në zjarr të gjithë Europën, duke i dhënë atyre mundësinë që të fitonin pavarësinë.

Ideja që fuqitë e mëdha të shembeshin dukej jorealiste, por ishte e justifikuar. Pas valës së vetëvendosjeve së mëpasme nga Paqja e Versajës dhe me 14 Pikat e Wilson, qenë dy qasjet në raportet me Rusinë: promoteizmi dhe teoria e Roman Dmowski mbi përbashkësinë historike të popujve sllavë. Të dy e injoronin realitetin mbizotërues. E para bazohej faktikisht mbi pashmangshmirën e supozuar të një shpërbërjeje të mëtejshme të hapësirës ish cariste dhe i caktonte një rol kyç aspiratave indipendentiste ukrainase dhe kaukaziane. E dyta shikonte tek Bashkimi Sovjetik vazhdimin natyral të Rusisë historike dhe në gjermanizmin armikun natyral të botës sllave. Përfaqësime të tilla e mistifikonin realitetin, por ju përgjigjeshin dy nevojave ideologjike: akreditimi i idesë së të kundërtave historike dhe nevoja pasuese për Poloninë që ta ndjekë një siguri të saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur politika e jashtme polake në pjesën më të madhe vendosej nga Moska, këto koncepte u desh që të viheshin menjanë. Megjithatë, midis diasporës polake prometeizmi prosperoi me Jerzy Giedroyc që në kulmin e fuqisë sovjetike teorizonte pavarësinë e ardhshme të Ukrainës dhe Bjellorusisë, domethënë nevojën për të vendosur marrëveshje në prizmin antirus dhe antiperandorak. Fundi i Bashkimit Sovjetik i dha kësaj teorie një aureolë profetike dhe kontribuoi që ta bëjë bazën e gjeopolitikës aktuale polake. Mendimi i Giedroyc u botua nga ish ministri i Jashtëm dhe intelektuali influent Adam Daniel Rotfeld dhe në mesin e viteve ‘2000 bëri shfaqjen e tij në dokumentat zyrtare. Për shumë u bë një shpjegim i thjeshtë dhe thuajse universal i qëllimeve dhe i metodave të politikës së jashtme polake: një kurth analitik pasi antihistorike, si konceptimi fillestar i saj.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, por sidomos pas hyrjes në NATO, politikanët polakë kanë filluar ta konsiderojnë hapësirën ish sovjetike si sferë të kompetencës së tyre. Polonia është bërë idhtare e palodhshme e integrimit euroatlantik të republikave ish sovjetike, duke marrë pjesë aktivisht në skema të ndryshme bashkëpunimi që përjashtonin Rusinë. Në këë mënyrë liderët polakë synonin të pozicionoheshin në favor të marrëveshjeve me partnerët euroatlantikë duke nxjerrë në pah aftësi dhe një sferë të saj të influencës, gjë që do ta bënte Varshavën aktor të domosdoshëm në politikën lindore të NATO dhe Bashkimit Europian. Kjo ia mbylli derën financimeve dhe ngrirjen e dosjeve, krijoi raporte speciale midis elitave ish sovjetike dhe siguroi trajtime preferenciale, por një qasje e ngjashme ishte e mundur vetëm nëse në hapësirën ish sovjetike marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit qenë konfliktuale apo aq më pak konkurruese. Në rast të kundërt pozicioni polak do të erodohej, ndërsa fuqitë e mëdha e europiane do të përfitonin nga raportet me Moskën.

Në historinë e marrëdhënieve ruso – polake figuron një fazë e shkurtër normalizimi ose të paktën një shtytje e shtirur për të bashkëpunuar. Kjo fazë pasoi krizën e parë të madhe bilaterale nga mbarimi i Luftës së Ftohtë: ndërhyrja e NATO në Jugosllavi në fundin e viteve ’90. Ardhja në pushtet e Vladimir Putinit faktikisht e ndryshoi situatën. Lideri rus shikohej me favor në Perëndim dhe, për të mos u eklipsuar nga kryeministri britanik Tony Blair dhe nga kancelari gjerman Gerhard Schröder, presidenti polak Aleksander Kwasniewski provoi të vendosë një raport personal të mirë me Putinin. Kontakti direkt midis të dyve u stabilizua në një samit në verën e vitit 2000, por normalizimi i marrëdhënieve do të diskutohej më pas. Përcaktues qe çtensionimi ruso – amerikan pas atentateve të 11 shtatorit 2001. Përtej dhe më shumë se një sfond, marrëdhëniet ruso – amerikane qenë katalizatori i inciativave të Varshavës në politikën e jashtme. Liderët polakë u desh që të pyesnin mbi rolin e ndryshuar të vendit të tyre në qasjen amerikane, mbi zhvillimet në kontekstin europian dhe në raportet me Moskën. Jo pa debate të ashpra midis studiuesve dhe vendimmarrësve, atyre ju desh të përmirësonin raportet me Rusinë. Një zhvillim i tillë eci pozitivisht në Polononi, megjithëse analistë të ndryshëm parashikonin rënien ndërkombëtare të vendit në rastim e një përmirësimi të marrëdhënieve Rusi – Perëndim. Pasoja e parë e favorshme ishte largimi i kërcënimit rus dhe mundësitë ekonomike, deridiku të paqarta, që i hapeshin Varshavës. Skenari më i keq, në optikën polake, ishte në fakt që Moska ishte plotësisht e integruar në mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar pa hequr nga qasja dhe politika perandorake. Prandaj përkufizimi i vijës polake ishte i lidhur me zhvillimet e shtetësisë dhe të demokracisë ruse. Për Varshavën reagimi modest i Kremlinit ndaj ekspansionit të NATO ishte tregues i transformimeve të thella në zhvillim në mentalitetin e drejtuesve rusë.

Vizita e Kwasniewski në Moskë në tetorin e 2001 luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e raporteve bilaterale. “Pravda” e përcolli në një artikull me titullin «Putin dhe Kwasniewski flasin gjuhën e miqësisë». Takimi qe më miqësori i 10 viteve të fundit dhe qe i mbrujtur me pragmatizëm. Të paktën kur nënvizohej nga ana ruse, me qëllim që të shmangej Kwasniewski të kritikohej për kontaktet miqësore me Rusinë. Ndërkohë Putini paraqitej si lider me orientim europian dhe praktikisht ishte i tillë, gjë që bëri një përshtypje të shkëlqyer tek polakët. Pas vizitës në Varshavë në 2002 Putin i figuronte midis politikanëve më popullorë në Poloni, i dyti vetëm pas presidentit amerikan George W. Bush. Ndërkohë për elitën polake siguria kombëtare dhe bashkëpunimi me Rusinë varej edhe nga zhvillimi i demokracisë ruse dhe nga adoptimi i vlerave europiane nga ana e Moskës.

Por nën profilin ekonomik retorika miqësore nuk prodhoi pasoja praktike. Zhvillimi i pakët në marrëdhëniet ekonomiko – tregëtare e shtyu ambasadorin rus në Poloni, Nikolaj Afanasevskij, mbajti në shkurtin e 2003 një diskutim kritik përpara Komisionit të Jashtëm dhe Integrimit Europian të parlamentit polak. Ankesa më të mëdha kishin të bënin me ngurrimin e bizneseve dhe politikës polake për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik, duke u fortifikuar prapa kufizimeve të Brukselit. Ishte në interesin e Varshavës shtyrja e çdo marërveshjeje derikur të mos hynte në Bashkimin Europian, për të negociuar më pas me Moskën nga një pozicion force më të madhe. Bashkëpunimi ekonomik bilateral i mbushte komunikatat e drejtuera homologes ruse, por nuk u përkthye kurrë në një politikë afatgjatë, në ndryshim nga bashkëpunimi me anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian. Në mungesë të një axhende pozitive dhe të prekshme midis dy vendeve, në qendër të vëmendjes mbesin kështu vetëm akuzat historike dhe çështjet e sigurisë polake.

Për shumë vite opinioni publik polak ka mbetur i fiksuar mbi temën e fajeve historike të Rusisë. Duke shpresuar në një kthesë, Putini bën një hap të vogël përpara: «Duhet të them ndershmërisht se Bashkimi Sovjetik provoi ta dominoi Europën Lindore dhe territore të tjera», deklaroi ai. «Kjo nuk i solli përfitim as vendit tonë, as partnerëve ngurrues, por kjo është kohë për t’i rivendosur marrëdhëniet ruso – polake». Puna e grupit ruso – polak mbi çështjet komplekse do të duhet të plazmonte një vizion konsensual mbi të kaluarën historike. I ngritur në 2002, ishte integruar nga historianë dhe politologë të të dy vendeve. Megjithatë punoi vetëm sporadikisht, kur i stimuluar nga të dy qeveritë dhe në fund pala ruse maturoi përshtypjen se objektivi i ministrit të Jashtën polak Rotfeld, nga ku ishte nisur iniciativa, ndoshta për të krijuar kushtet për formulimin dhe publicizimin e kritikave Moskës në mënyrë permanente. Që të ishte efektivisht kështu apo jo, rezultati final qe ky. Mundësia e avancimit të një axhende pozitive nuk u shfrytëzuan, megjithëse modernizimi i Polonisë në shekujt e XIX dhe XX ndoshta varej në pjesën më të madhe nga raportet e ngushta me Rusinë. Ndodhia tregon qartë se është më mirë të dialogohet mbi të ardhmen sesa mbi të kaluarën, pasi në çdo rast formulimi i ankesave historike sigurisht që do të përdoret. Mbetet pikëpyetja: pse pas një faze normalizimi të shpejtë raportet me Poloninë kthehen e prishen? Mbi të gjitha pse janë përkeqësuar raportet Rusi – Shtete të Bashkuara, fillimisht për shkak të pozicionit të Kremlinit mbi luftën në Irak. Pastaj qenë tensionet e krijuara nga mbështetja perëndimore ndaj «revolucioneve me ngjyra», të cilat i pasuan fërkimet mbi vendosjen në Poloni dhe Republikën Çeke e sistemeve të mbrojtjes raketore amerikane. Konsistenca e pakët e lidhjeve ruso – polake bënte që këto raporte të vareshin nga raportet me vendet e treta. Integrimi në rritje i Polonisë në rrjetin amerikan të aleancave (NATO) dhe në Bashkimin Europian, me kufizimet relative, kushtëzonte Varshavën duke influencuar negativisht mbi raportet e saj me Moskën.

Qysh atëhere Rusia dhe Polonia nuk kanë pasur më një axhendë prgmatike mbi të cilat të krijonin lidhje bilaterale. Drejtuesit ruso kanë gjetur si më konveniente t’i zgjidhin nyjet lidhur me Poloninë dhe vendet e tjera të rajonit me Shtetet e Bashkuara dhe Europën Perëndimore më shumë se me direkt të interesuarit. Kështu që në vitet ’90, kur u planifikuar zgjerimi i NATO; idem 10 vite më pas, kur u diskutua instalimi i sistemit raketor amerikan në Poloni dhe në Republikën Çeke; kështu edhe më vonë, kur Rusia dhe Gjermania vendosën të ndërtojnë gazsjellësin Nord Stream në Detin Balltik. Drejtuesit rusë perceptonin se vendimet e rëndësishme merreshin në Uashington dhe se elita polake ishte hiperatlantiste, më shumë se vetë amerikanët. Kjo ide ka mundësi që të ketë qenë korrekte, por nuk është gjithmonë oportune të veprohet unikisht mbi bazën e një nuhatjeje të duhur. Duke refuzuar kontaktin pak premtues me Varshavën, Moska faktikisht e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së një dialogu të drejtpërdrejtë me shoqërinë polake.

Transformimi i mitit polak mbi proceset dhe problemet e hapësirë passovjetike në influencën e prekshme që ndodhi në 2008. Në kohën e ministrit të Jashtëm polak Radosław Sikorski paraqitet Partneriteti Lindor, nga ku Polonia do t nxjerrë më shumë përfitim nga sa u imagjinua fillimisht. Pas 5 ditëve luftë midis Rusisë dhe Gjeorgjisë, shumë republika ish sovjetike filluanë të konsolidojnë marrëdhëniet me Perëndimin, megjithëse ky i fundit nuk do ta ndihmonte presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili. Në Bruksel Polonia shtyu edhe për një politikë më aktive në kufijtë lindorë të Bashkimit Europian: logjik, duke qenë se resurset deri më tani më të mëdha se ato të destinuara Mesdheut dhe mungesa e një qasjeje të koncertuar në Lindje. Megjithatë, duke qenë një rrugë me sens unik Partneriteti Lindor nuk është bërë një projekt përfshirës: Europa nuk pranonte terma të tjerë përveç të vetave, duke e përjashtuar Rusinë nga marrëdhëniet me vendet partnere dhe duke theksuar integrimin e ardhshëm të disa prej tyre në sistemin euroatlantik. Polonia provoi qëllimisht ta forconte imazhin e Partneritetit Lindor si projekt antirus që synonte të bënte të konkurrueshme pjesë të hapësirës ish sovjetike. Kjo ia rriti rëndësinë si vend kyç në anën linfore të NATO dhe Bashkimit Europian, por prodhoi efekte shkatërruese në raportet midis Rusisë dhe Europës. Ama Varshava nuk vuajti, pasi raportet e saj me Moskën tashmë qenë kompromentuar.

Nga fillimvitet ’10 e këtij shekulli lidhjet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë ardhur duke i përkeqësuar pas tentativës së reset. Pjesërisht prej reagimit perëndimor ndaj rikthimit të Putini në presidencë dhe prej substancës së dobët të afrimit të tentuar. Pavarësisht arësyeve, dobësimi i raporteve Rusi – Perëndim duhet inkuadruar në tentativës së periudhës më të gjatë të distancimit midis Rusisë dhe Europës. Ky proces ka pushtuar pjesën më të madhe të shekullit të XX, është përshpejtuar në 1989 me «revolucionet e kadifenjta» në vendet e ish bllokut socialist dhe ka arritur apogjeun në konfrontimin midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën.

Humbja e interesit për marrëdhëniet me Europën nga ana ruse ka qenë graduale dhe e paperceptueshme për një kohë të gjatë. Ky proces mbështetet mbi premisa objektive: rënia e fuqive europiane pas Luftës së Dytë Botërore dhe delokonizimi, rënia e peshës së tyre ekonomike dhe demografike në nivel botëror, reduktimi paralel i gjurmës së tyre ushtarake. Në nëntorin e 2003, kur marrëdhëniet ruso – polake qenë ndoshta në pikën më të lartë të tyre, presidenti polak Kwasniewski i deklaroi së përditshmes ruse “Izvestija”: «Nëse imagjinoj Rusinë në Bashkimin Europian? Sigurisht. Ama pyetja është nëse liderët rusë e imagjinojnë vendin e tyre në një Europë të bashkuar. Nuk e di përgjigjen». Problemi nuk qëndronte vetëm në rimendimin e marrëdhënieve me Europën; ishte më e thellë. Në linjë parimore, faktikisht është shumë e vështirë për Rusinë të mendohet pjesë e diçkaje që nuk është globale. Ky vizion nuk është frut megalominie, por i kombinimit midis dimensioneve dhe i prekshmërive të perceptuara, i një ndryshimi të shkallës së prioriteteve dhe vlerave në një botë që ndryshon. E megjithatë është e vështirë të nënvlerësohet roli i atlantizmit, i Amerikës dhe i aleatëve më të ngushtë të tyre në Europë në përkeqësimin e raporteve. Një gjë është të pretendohet se «një Europë nga Brėst në Vladivostok», për ta thënë me fjalët e De Gaulle, është e pamundur; tjetër është shkatërrimi i lidhjeve, përfshi kanalet e komunikimit. Polonia e ka kaluar këtë rrugëtim përpara vendeve të tjera dhe ka bërë shumë me qëllinm që raportet ruso – europiane të reduktoheshin në minimum. Politika polake paraqet sfumatura. Ndërsa presidenti polak Lech Kaczynski ishte më antirusi i amerikanëve, pas vdekjes së tij dyshja e formuar nga kryeministri Donald Tusk dhe nga presidenti Bronisław Komorowski ishte e përqëndruar mbi interesat europiane të Polonisë dhe e prirur ndaj një pragmatizmi të caktuar në raportet me Moskën. Është e njohur edhe se ministri i Jashtëm polak i kohës, Radosław Sikorski, nuk i kishte në konsideratë të madhe raportet me Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar Poloninë të poshtëruar dhe të shformuar. Kjo prodhoi politika më besnike ndaj Brukselit dhe Berlinit, me diversifikim më të madh të lidhjeve.

Në mesin e dekadës së kaluar, dinamikat gjeopolitike të hapësirës passovjetike pësuan një përshpejtim. Pas grushtit të shtetit në Kiev fillon një luftë civile në Ukrainë dhe Rusia rreshtohet. Dëshira ruse për të pasur një raport konsensual me Perëndimin nuk venitet, por pushon së qëni një qëllim në vetëvete. Në marsin e 2014 Krimeja bëhet pjesë e Rusisë dhe në maj krijohet Unioni Ekonomik Euraziatik (UEE). Kjo nuk duhet parë si ekspansionizëm, por si tentativë për ta ndalur shpërbërjen e hapësirës ish sovjetike duke i ruajtur të paktën disa interesa kombëtare ruse. Thuajse njëkohësisht, në vitin 2015 partia Ligj dhe Drejtësi e kryesuar nga Jarosław Kaczynski shkon në qeveri në Poloni. Për shumë aspekte drejtuesit e rinj polakë janë shumë të ngjashëm me ata rusë: të dy parapëlqejnë ruajtjen e vlerave tradicionale dhe i japin një vend qendror në religjionin e shoqërisë, pra adoptojnë masa që tentojnë t’u ngjajnë. Diferenca e madhe makroskopike është raporti me Shtetet e Bashkuara, megjithatë gjatë presidencës së Donald Trump, të paktën fillimisht, disa analistë rusë nuk e përjashtuan mundësinë e një normalizimin ruso – polak mbi fatin e të supozuarit çtensionim të raporteve midis Moskës dhe Uashingtonit. Një rezultat jo i privuar nga paradokset, duke parë rusofobinë e ekzekutivit polak.

Në vitet e mëpasme, bashkë me disa prej aleatëve më të ngushtë të Uashingtonit në Europë, Varshava merr një pozicion krejtësisht intransigjent kundrejt Rusisë: një pozicion që synon të prishë të gjitha kanalet e komunikimit. Me kalimin e kohës përpjekja nuk bëhet edhe aq për ta izoluar Rusinë, gjë e pamundur, sesa për ta izoluar Europën dhe jo vetëm nga Moska. Merret deklarata e përbashkët e shtatorit 2019 mbi sigurinë e rrjeteve 5G e firmosur nga zëvendëspresidenti Michael Pence dhe nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki, që e ndalonte kinezen Huawei. Sipas Pence, dokumenti duhej të ishte «shembull jetik për pjesën tjetër të Europës». Me të njëjtën logjikë Varshava ka varrosur furnizimet e mëtejshme të gazit rus për Europën, duke kontribuar në ndërhyrjen në rritje amerikane në aferat energjitike europiane. Dëmtimi i Nord Stream në shtatorin e 2022 është perceptuar në mënyrë të ndryshme në vende të ndryshme europiane, por vetëm në Poloni ka qenë motiv gëzimi. Ish kryeministri – sot parlamentar – Sikorski është shtyrë t’i falenderojë publikisht Shtetet e Bashkuara për sabotimin. Kërkesat polake për sanksione ndaj Rusisë kanë qenë shumë më të ashpra se ato të qeverive të tjera europiane. Natyrisht që kjo nuk ia ka sjellë të mira Europës, duke kontribuar në kanibalizimin e saj nga ana e Uashingtonit. Përfitimet për Poloninë janë faktikisht evidente: pas Brexit ajo është ndoshta partnerja më e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara në Bashkimin Europian apo gjithësesi më e besueshmja. Pra mund të shfrytëzojë dobësinë e procesit vendimmarrës europian për ngadalësimin e proceseve, sidomos në sektorin ushtarak ky synon ta rrisë bashkëpunimin e saj me Amerikën.

Në këmbim Varshava ka mundësinë që të luajë një rol më të madh nga sa do t’i mundësonte masa e saj, duke qëndruar plotësisht sovrane megjithëse duke ju gëzuar integrimit europian dhe pa frikën se interesat e saj janë kompromentuar nga Brukseli. Edhe në situatën aktuale është historia europiane, më shumë se ajo ruse, që ka rëndësi vërtet për Poloninë, e cila vazhdon të operojë në bazë të logjikës së përshkruar nga Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO, britaniku Hastings Ismay: «Të mbajë rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë». Në këtë rrethanë, perceptohet nga Rusia si kërcënim absolut ndaj interesave të veta, i shtohet një tjetër: Moska e di që Polonia vazhdon të mbajë fuqimisht një konfrontim direkt ushtarak me Rusinë. Edhe për këtë e ardhmja e Ukrainës bëhet themelore. Sipas Sikorski, në fillimin e operacionit ushtarak rus në Ukrainë drejtuesit polakë hezitonte përballë ndarjes së mundshme të vendit nëse vetë shtetësia e të njëjtit nuk mund të garantohej. Duke pranuar se ky opsion është njerëzor dhe i pranueshëm, të dyja palët mund të provojnë të gjejnë një pikë takimi mbi të ardhmen e territorit ukrainas.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Dy zemra në një sigurim! Dhurata origjinale për Shën Valentin

Për këtë Shën Valentin, Sigal sjell një ofertë të veçantë për dashurinë tuaj: Bli një …

Leave a Reply