Basha braktiset nga 17 deputetë të tjerë, Bardhi: Ai punon për Ramën

Deputeti i PD, Gazment Bardhi bëri me dije se 17 anëtarë të grupit parlamentar vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të këshillit.

Por në fjalën e Bardhit u ve re cilësimi që i bëri mbledhjes së kuvendit në kundërshtim me statutin e PD-së së vulës. Bardhi u shpreh se këto veprime që po bëhen nga Basha janë në interes të Ramës dhe jo në interesin e bashkimit të demokratëve.

Në këtë moment PD ka nevojë për maturi, jo konflikt, reflektime jo urrejtje. Ka nevojë për mendimin ndryshe dhe jo përjashtime të reja. Kujt i shërben një tjetër konflikt në PD? Përse sajohen provokime dhe devijime nga statuti që na ndajnë, kur sot duhet të jemi bashkë.

Kujt i intereson kjo ndarje? Di të them me siguri se është e qartë se ky nuk është interesi më i mirë i demokratëve dhe Shqipërisë. Një PD që humbet në debatet e brendshme i intereson vetëm Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Gazment Bardhi, tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, se kryesia e PD po shkel statutin duke cënuar legjitimitetin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Ai u shpreh se nisur nga kjo që po ndodh në kryesinë e PD, 17 anëtarë të grupit parlamentar të PD refuzojnë të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar.

Tani, Lulzim Basha mbetet vetë i 8 deputet.

Depurtetët që nuk do marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Alibashës

  1. Gazment Bardhi
  2. Jorida Tabaku;
  3. Dhurata Çupi;
  4. Saimir Korreshi;
  5. Lefter Geshtenja;
  6. Zheni Gjergji;
  7. Qani Xhafa;
  8. Helidon Bushati;
  9. Orjela Nebiaj;
  10. Ramadan Likaj;
  11. Xhelal Mziut;
  12. Flamur Hoxha;
  13. Bledion Nallbati;
  14. Agron Gjekmarkaj;
  15. Ferdinand Xhaferaj;
  16. Andia Ulliri;
  17. Ilda Dhori.

Ndërkohë edhe deputetë të tjerë të PD kanë deklaruar mospjesëmarrjen. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm një numër i vogël deputetësh.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama kërkon mandat të 4-tërt në një …

Leave a Reply