Pas debateve në Komisionin e Sigurisë, i cili dështoi në raporton e drejtoreshës së SHISH, deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh se opozita donte të parashtronte disa shqetësimi në lidhje me këtë institucion.
Në një prononcim për mediat, Salianji rreshtoi tre shqetësimet e opozitës në lidhje me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ku sipas tij çështja kryesore që krijoi sherrnajën në komision ishte pyetja nëse ‘ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës në Kosovë për shkak të lidhjeve me Serbinë’.
Gjithashtu deputeti Ervin Salianji në pyetjet e parashtruara për drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, theksoi se ky institucion është mbushur me militantë të PS.
Salianji: Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision.
Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.
Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd.
Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion. Për këto nuk morëm pyetje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë.
Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt.
I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5 vjeçare.