Korreshi: Këshilli i thirrur nga Basha jo legjitim, u përjashtuan ata që cilësohen si armiq

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, iftuar në emisionin A Show në SYRI TV me Adi Krastën u shpreh se, kuvendi i thirrur nga Basha nuk është legjitim pasi janë përjashtuar persona të cilët shihen si tradhtar dhe që kanë mbështetur Berishën ndërsa për ne anëtarët e këshillit janë ata të cilët ishin pjesë e organikës së kuvendit të 17 korrikut.

“Unë jam shprehur në kryesi që nuk do të lejoj që të dalin kandidatë të dytë në Lushnje dhe se kam mbështetur kandidatin e PD-së së Berishës. Ne jemi 7 kolegë deputet pas mbledhjes së këshillit në pd zyrtare ka nja 400 a 500 anëtarë jemi shprehur se nuk mund të krijojmë lista të reja dhe të përjashtojmë ata që nuk na kanë mbështetur dhe se përjashtimi i 170 personave ishte një skandal.

Akti përfundimtar është që ne do të kontaktojmë çdo person që ishin pjesë e kuvendit 17 korrikut dhe të gjithë ata 470 veta do të pyeten një për një. Ne nuk kemi anatëre, kryetar e këshill dhe si mund të ndërtosh një PD të fortë kur të mungojnë këto persona. Ata që janë pjesë e Këshillit nga kuvendi  i 17 korrikut duhet të vijnë dhe të shprehen me votë edhe jo ai këshill që kanë ndërtuar këto sipas dëshirë së tyre”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Si Bushka dhe Ajola asgjësuan celularin e shtetases I.G që provat të mos binin në duart e SPAK

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, …

Leave a Reply