Furrat e bukës: Qeveria po na detyron të rrisim çmimin e bukës, ose do t’i mbyllim

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave kërkojnë një ndërhyrje emergjente nga ana e qeverisë, pasi ERE dhe FSHU, pas katër viteve që ata po punojnë me dy sahate, tashmë u kërkon edhe dy certifikata pronësie. Kjo sipas tyre cilësohet si absurditet.

“Kërkohet që çdo ambient të jetë më certefikatë pronësie më vete dhe të ketë niptin e vet, që do të thotë ne do të prodhojmë në të njëjtin ambjent dhe do ta shesim po prapë në të njëjtin ambjent. Unë nuk arrij ta kuptoj se çfarë mund të bëjmë.”

Prodhuesit e bukës thonës e ata janë darkod me rritjen e çmimit të energjisë, madje propozojnë tre pika.

“Furrat e bukës që prodhojnë e shesin bukë të jenë në ambjent fizik të ndarë, pa certefikatë pronësie se është e pamundur dhe me matës të veçantë. Furrat ku nuk ka prodhim buke të jetë me tarifimin 140 Lekë.”

Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, ky sektor është në vështirësi për shkak të mungesë së fuqisë punëtore dhe sidomos  të profesionistëve të prodhimit të bukës. Ndaj ata paralajmërojnë se nëse nuk do të ketë regim nga ana e qeverisë, do të bllokojnë prodhimin e bukës.

“Ne ose do bëhet bojkot furrash komplet dhe të çohet populli për copën e bukës ose ne do rrisim çmimin e bukës të gjithë. Kjo është një tallje që bëhet.”

Në sektorin e prodhimit të bukës dhe brumrave janë të punësuar rreth 25 mjë punonjës ndërkohë që në mbarë vendin janë 4000 mijë furra, rreth 3 mijë janë të përqëndruara vetëm në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply