Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi rreth 6 orë. Pas daljes nga prokuroria, Ahmetaj nuk pranoi të japë asnjë shpjegim dhe e vetmja fjali që tha për gazetarët ishte: “Sqaruam pozicionin, kaq, faleminderit!”
Ahmetaj shoqërohej nga avokati i tij Henrik Ligori. Ai u thirr si person nën hetim për 4 vepra penale, më e rënda ajo e pastrimit të parave.
Më herët, njerëzve të afërt të ish-ministrit iu sekuestruan 2 vila, me dyshimet se posedohen në mënyre indirekte prej tij.
Gjithashtu, me kërkesë të SPAK në mars u ushtrua kontroll në vilën ku ai jeton.