Edita Tahiri: Rama s’ka kredibilitet në Kosovë, pasi ka hyrë në lojën e ndarjes së Veriut me Vuçiçin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar propozimin e draft-statutit për Asociacionin të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tahiri tha se në negociata, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira, por sipas saj, në ato raste, pala e tretë duhet të jetë e paanshme.

“Në rastin e Ramës, mendoj se ka menduar në bazën e kësaj linje të ndihmojë procesin. Në këtë situatë, Rama është i anshëm, i afërt me Serbinë, me Vuçiçin”, është shprehur Tahiri.

Ajo tha se në Kosovë, Rama s’ka kredibilitet, pasi siç tha, ka hyrë në ‘lojën e ndarjes së veriut me Vuçiçin’.

“U bë pjesë e Ballkanit të Hapur. Pra Rama në Kosovë ia ka humbur Shqipërisë kredibilitetin, ka bërë dështime historike”, tha Tahiri.

About Redaksia

Check Also

Arrestimi i Veliajt ka sjellë kaos në PS

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka sjellë kaos në PS, kështu deklaroi juristi …

Leave a Reply