Korreshi: Basha na gënjeu

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka deklaruar se në një komunikim që ka pasur me Lulzim Bashën, ky i fundit ishte zotuar se nuk do të kandidojë në garën për kryetar.

Korreshi tha se Basha doli nga fjala e tij, ndërsa shtoi se asnjë nga 3 ish-liderët demokrat nuk duhet të jenë pjesë e garës.

“Unë, Dash Sula dhe Agalliu folëm me Bashën dhe ai na tha që; ‘unë nuk dorëzoj kandidaturën për t’u bërë kryetar pa mbështetjen tuaj’. Në fakt bëri të kundërtën. Unë vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim që PD nuk duhet të ketë kryetar, ish-kryetarët e saj Berishën, Alibeaj dhe Bashën sepse konflikti është krijuar prej këtyre emrave”, tha Korreshi në një lidhje për “Ora News”.

 

About Redaksia

Check Also

Rama akuzohet në Kongresin amerikan/ “Korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti i zgjedhjeve po ndikohen prej tij”

Kongresisti amerikan Joe Wilson ngriti në Kongres shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar dhe integritetin …

Leave a Reply