Berisha: 14 maji ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar edhe sot me denoncimin e farsës zgjedhore të 14 majit. Në një dalje për mediat nga selia e PD, Berisha deklaroi se Edi Rama është një armik i egër i votës në Shqipëri dhe kudo.  Farsa e 14 majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës.
“Vazhdon beteja për mbrojtjen e votës.
Edi Rama është një armik i egër i votës në Shqipëri dhe kudo. Farsa e 14 majit ishte farsa elektorale më e shëmtuar që nga kohërat e diktaturës.
Unë këtu kam sjellë disa video, përsëri që ju të informoni publikun shqiptar se çfarë ndodhi me 14 maj, ditën e votimit, e cila ishte ditë farse e shëmtuar.
Në videon e parë në pamjet filmike shfaqet votimi i kryer në grup”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Rama po ia jep Parkun “Rinia” Besnikut të partisë, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, …

Leave a Reply