Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjes “Pavarësia” në Vlorë ku një i ri ka mbetur i plagosur nga breshëritë e plumbave. Policia bëri të ditur se, Tonin Ramaj, 33 vjeç është personi i plagosur, banor i lagjes Pavarësia ku ndodhi edhe atentati ndaj tij në Vlorë.
Mendohet se 33 vjeçari është qëlluar 4 herë me pistoletë dhe fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kqyrur kamerat e sigurisë, pasi ka shoqëruar dhe disa persona që mund të kenë qënë në vendin e ngjarjes ku ndodhi plagosia.
Tonin Rama ishte duke konsumuar kafe në ambientet e jashtëme të lokalit. Në atë moment e kanë goditur disa herë me armë, por ai ka marrë vetëm një plumb në këmb.
Burimet e policisë konfirmojnë që Ramaj ka patur edhe më parë probleme me ligjin.