Lirohen tre policët e Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe

Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor. ‘Gazeta Telegraf’ mëson vendimi për lirim është marrë para pak minutash. Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

Policia ndërsa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply