Spahia: Zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës, lidhja kryesore e PS me bandat për blerjen e votës

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia shkruan në një reagim se, zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës, i përfshirë në kultivimin e kanabisit, është njëri prej aktorëve kryesor të Edi Ramës në tjetërsimin e votës. Spahia thotë se, Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës.

Reagimi Bardh Spahisë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës i përfshirë në kultivimin e kanabisit, është njëri prej aktorëve kryesor të Edi Ramës në tjetërsimin e votës. Bashkëpunimi në mbjelljen e kanabisit është vetëm njëra anë e medaljes.

Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës. Si një nga personat kryesorë të fushatës kriminale “elektorale” të PS në Shkodër, shumë shpejt do të shohim se ligji do të jetë i pafuqishëm kundër tij.

Gjithashtu do presim të shohim nëse ligji do të veprojë mbi të gjithë rrjetin shtetëror e kriminal dhe personazhet e perfshira në masakrën më të madhe elektorale kundër demokracisë në Shkodër e Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply