Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri e ka kritikuar reagimin e Ramës pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga forcat speciale serbe.
Xhaferri është shprehur se Edi Rama, vijon të mbetet ndër të vetmit që krizën në dialogun Kosovë-Serbi e sheh në Prishtinë.
Reagimi
SKANDALI/ Rama në mes të Brukselit falënderoi Vuçiçin për lirimin e 3 policëve dhe kërcënoi Kosovën!
Edi Rama, vijon të mbetet ndër të vetmit që krizën në dialogun Kosovë-Serbi e sheh në Prishtinë, teksa edhe sot pas takimeve në Bruksel, përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se Kosova vijon të bëjë regres në raport me aleatët euro-atlantikë edhe pasi Serbia sipas tij i liroi pa kushte tre policët e rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në Kosovë.
Kjo deklaratë e Edi Ramës është e pavërtetë, teksa së pari policët nuk u liruan pa kushte, pasi ata do e vijojnë përballjen me drejtësinë serbe që ka zyrtarizuar aktakuzën ndaj tyre.
Së dyti pak ditë më parë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me fjalimin e saj për krizën Kosovë-Serbi, “vodhi” duartrokitjet dhe mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe së treti vetëm një natë më parë Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar biseda telefonike me zyrtarët më të lartë të SHBA dhe BE, ndërkohë në çdo dalje të tij ka theksuar se me aleatët strategjikë nuk ka këndvështrime të ndryshme për çështje jetike për Kosovën.
Edi Rama duke folur si të ishte zëdhënës i Aleksandër Vuçiçit, kërcënoi hapur Kosovën duke u shprehur se Shqipëria nuk do të heshtë përballë shfaqjeve.