Berisha: Raporti për farsën elektorale është i përfunduar, ai do paraqitet javën tjetër

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, raporti për farsën elektorale është i përfunduar, ai do paraqitet javën tjetër. Berisha tha gjatw konferencws pwr shtyp se, vetëkuptohet se rezultate false, PD nuk do njohë kurrë.
“Si gjithnjë, kryefjalë e bisedave të mia me ju është farsa elektorale. Dua t’ju informoj ju se raporti për farsën elektorale është i përfunduar.
Shumë shpejt, në fillim të javës që vjen ai do paraqitet para jush dhe opinionit publik shqiptar.
Ndërkohë është paraqitur dhe vazhdon të paraqitet para opinionit publik ndërkombëtar.
Ky raport, i bazuar në qindra dhe mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë.
Ky raport dëshmon se zgjedhjet e vitit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria, një proces në të cilin shqiptarët votuan në një presion si kurrë më parë në 32 vite.
Ndaj, duke qenë në përfundim të këtij raporti, u informoj se ai do paraqitet para jush si një ekspoze tërësore.
Pastaj ka një projekt që do paraqitet qark pas qarku, të gjitha problematikat e mëdha.
Qëllimi është një dhe vetëm një, ndërgjegjësimi në respekt të votës së lirë, i qytetarëve shqiptarë për atë që ndodhi me votën e tyre. Vetëkuptohet se rezultate false, PD nuk do njohë kurrë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjendja skandaloze në spitalet psikiatrike, mbikapacitet dhe mungesë stafi të specializuar

Në raportin e fundit të inspektimeve në spitalet psikiatrike të Shqipërisë, publikuar nga Avokati i …

Leave a Reply