Gazetari Nikoll Lesi ka zbuluar skenarin duke thënë se nuk përjashtohet mundësia që Lulzim Basha pas rikthimit në PD të bëjë koalicion me kryeministrin Edi Rama.
Lesi u shpreh, në një dalje televizive se, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë vit, Rama do futej në koalicion bashkë me Bashën dhe Tom Doshin me qëllim që të marrë mbi 90 mandate për të ndryshuar kushtetutën.
“Rama mund të bëjë zgjedhje që nesër, në 2025 i ka të fituara pa asnjë hezitim, se kemi një opozitë të shkatërruar dërrmuar.
Paska zgjedhje nga vjeshta, por kjo do të thotë që Rama do i fitojë bindshëm, e gjen opozitën se sakatuar dhe mund të fitojë mbi 80 e ca mandate. Plus ca vota do marrë Basha, i thonë rreth 90. Ti mendon se Basha do bëjë koalicion?
Gjithçka mund të ndodhë. Nëse Rama hyn në zgjedhje këtë vit, bashkë me Bashën dhe Tom Doshin merr mbi 94 deputetë, kap 100 deputetë dhe ndryshon Kushtetutën për 2027”, u shpreh Lesi.