Kurti: Nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar, por për t’u mbrojtur

Kryeministri Albin Kurti, theksoi se Kosova nuk është duke e forcuar ushtrinë e saj për të sulmuar të tjerët, por për të mbrojtur veten.

Këto komente ai i bëri në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten.

Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, tha Kurti.

“Diplomimi i sotëm nga Qendra Akademike Ushtarake na jep shpresë për të ardhmen dhe na bënë krenar për të kaluarën. Na kthen prapa në kohë në vitin 2009, të gjenerata e parë e FSK-së e diplomuar në këtë qendër, por na kthen prapa edhe në vitin 1999 te gjenerata e parë e diplomuar e UÇK-së”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply