Gjyqi ndaj McGonigal/ Berisha: Dokumenti është fatal për Ramën, ka zbulime të reja

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ka zhvillime të rëndësishme nga procesi McGonigal. Berisha tha se, dokumenti është fatal për Ramën, thuhet se ka zbulime të reja.
“Ka zhvillime të rëndësishme nga procesi McGonigal. Duhet të theksoj se ky dokument publik informon se ka zbulime të reja.
Më 24 korrik të vitit 2023, palët- thotë dokumenti, do mund të njihen, të shqyrtojnë zbulimet e reja.
Sikundër ka edhe një shprehje fatale për Edi Ramën se thotë se qeveria po vazhdon të sjellë zbulime. Kur thotë qeveria, është fjala për prokurorin, sepse prokuroria është degë e Ministrisë së Drejtësisë në sistemin amerikan.
Këto zbulime tregojnë se qeveria duket e interesuar për ta përfshirë këtë çështjen e McGonigal në Uashington të Edi Ramës me çështjen ruse, të agjenturës ruse në Nju Jork.
Pse u ndala në këtë moment?
U ndala sepse ju keni konstatuar disa veprime të pakontrolluara, të papërgjegjshme të Edi Ramës, në mënyrë që të krijojë me çdo kusht përpara datës 26 korrik, rrethana lehtësuese.
Por e vërteta është se koha po punon për rrethana rënduese. Qartësisht rënduese, sepse vetë fakti që kërkohet shkrirja e dosjeve në një, mbi bazën e zbulimeve të reja, tregon se Edi Rama ka dalë shumë i implikuar.
Këtë problem desha të sjell përpara publikut, sepse para disa ditësh kur unë bëra prononcimin ditën e martë, nuk arrita ta zbërthej këtë dokument siç duhet, veçanërisht pjesën e zbulimeve të reja”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply