Nga Redin HAFIZI
Haxhi Qamili i Shqipërisë e ka marrë përgjigjen e merituar nga zv/Presidenti Mike Pence në një foto në Malin e Zi kur u kërkua që Edi Rama të largohej pasi ishte paraqitur me atlete. Atëherë ishte Administrata Trump dhe nuk pranohej që një lider lokal të ofendonte popullin Amerikan. Çdo gjë ndryshoi pas zgjedhjes së Presidentit Biden ku duket se fotot dhe deklaratat e Haxhi Qamilit nuk bënin përshtypje në axhendën në Ballkan.
Në opozitë bërtiste “Dum Babën” dhe tani deklaron se është baba. Në opozitë bërtiste se nuk na duhej NATO apo anëtarësimi në BE dhe tani deklaron se ai është baba i NATO-s dhe i BE. Në opozitë as nuk e dinte se çfarë ndodhte me Shqiptarët e Kosovës dhe sot u thotë se ky është baba i paqes, por që vetëm po përdoret nga perandoria e lindjes. Në opozitë deklaronte se në kohën e lëvizjeve të mëdha në vitin 1991 ai emigroi në Greqi pasi kishte frikë, ndërkohë Haxhi Qamil Rama është mik i sulltanit dhe nuk tërhiqet përballë deklaratave të Greqisë. Ky individ patjetër që ka probleme mendore që e bën të thjeshtë idenë që të përdoret siç Haxhi Qamili u përdor nga Perandoria Turke.
Në fjalorin politik besoj se haxhiqamilizimi i një hapësire dhe haxhiqamilizmi duhet të përcaktohen qartë. Termi ka ardhur nga betejat e një kllouni të perandorisë Turke që bërtisnin “Dum Babën”. I njëjti klloun i është përsëritur Shqiptarëve dhe fatkeqësisht si kryeministër i Shqipërisë. Ky individ erdhi në pushtet, pasi mbështetës të sindikatës ndërkombëtare të mafies e pranuan programin e tij dhe financuan sherrin brenda ish partisë së Ramiz Alisë.
Edi Rama i qëndron veprimeve të haxhi Qamilit në subkoshiencën e tij. Ndërkohë që vetë ai pranon të shndërrohet në klloun ndërkombëtar për të zëvendësuar Haxhi Qamilin e atëhershëm të Perandorisë Turke.
Që Edi Rama ka qenë gjithnjë klloun këtë e ka treguar edhe vetë kur fjalosej nëpër mitingje se varjen e komunistëve do e niste që nga babai i tij. Këtë deklaratë ai e ka bërë tamam përballë tribunës së stadiumit të cilit i caktoi emrin “Arena Shqiptare” apo çdo gjë që ka të bëjë me një arenë që duhet të jetë Shqiptare. Në këtë arenë Rama di të luajë mirë, pasi nëpër arena ka vetëm dyluftim ku dikush vdes dhe tjetri jeton për të vdekur ose për të vrarë dyluftuesin e radhës. Pra siç e ka thënë edhe vetë Rama, varja e babait të tij patjetër që do t’i jepte atij mundësinë për të hyrë në politikë. Ndërkohë që në një analizë më të thellë tek Rama duket që kompleksi paternalistik ka sunduar në hapësirën e tij psikologjike.
Në këtë kompleks nuk është e thënë që babai të japë urdhëra, por mund edhe të ndodhë që trashëgimtari të shprehet komplet jashtë normave që ati i tij predikon. Në këtë rrugë Edi Rama ka ngritur krye që në rininë e tij ndaj atit të tij në tribunën e stadiumit për ta varur dhe më pas nëpër gjykata dhe deri tek degradimi i parlamentit. Kristaq Rama ka qenë anëtar i të njëjtës sallë dhe Edi Rama duket se kërkon ta degradojë të njëjtën sallë ku për sojin e Edi Ramës babai i tij ishte thjesht një deputet normal. Në të vërtetë e ka arritur, pasi Shqiptarët nuk presin asgjë të mirë nga parlamenti. Nga ajo sallë vijnë ndryshime drastike të kushtetutës dhe askush nuk jep llogari pasi të gjithë e dinë se “Baba” i parlamentit ka dhënë urdhër ose ka dhënë konçension. Kjo është politika e re në Shqipërinë sorosiane, urdhër ose konçension.
Me urdhër Edi Rama kërkon të zhbëjë pavarësinë e Kosovës duke e hedhur si plaçkë për marrëveshje në konferencë ndërkombëtare. Në konferenca të tilla Shqipëria është shqyer dhe vjedhur paturpësisht. Janë të tilla konferenca që na bënë ne Shqiptarëve të mos kemi të drejtë të vendosim për kombin tonë edhe pse kemi i vetmi shtet në botë që kufizohemi nga kombi ynë. Megjithatë si psikopat kronik Rama kërkon që të copëtohet edhe Kosova pasi perandoria të cilës ai i shërben e kërkon këtë dhe kur baba e do, Rama dhe Veliaj bërtasin “Dum Babën”. Në një intervistë plakushi Soros ka deklaruar se një ditë kampi i vendeve ish sovjetike apo socialiste do të quhej perandoria Soros. Ndërkohë puna vazhdon dhe komunistët në Shqipëri vazhdojnë të brohorasin “Dum Babën”.