Rama: Nëse muxhahedinët duan luftë, të largohen nga Shqipëria

Për herë të parë, Edi Rama flet për tensionet e krijuara në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë të Durrësit pas aksionit të policisë.

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Der Shpigel’, Rama thotë se ata nuk mund ta përdorin vendin tonë si llogore për luftën e tyre.

‘E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.’

Rama thotë se muxhehedinët e MEK kanë shkelur marrëveshjen e bërë.

‘MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.’

Rama thotë se Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian dhe se nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen.

Pak ditë më parë në kampin e MEK, policia zhvilloi një kontroll me vendim të gjykatës, por ajo u përball me kundërshtimin e tyre duke shkaktuar të lënduar nga të dyja palët.

About Redaksia

Check Also

Kristalizim i aleancës së djathtë për fitoren e 11 majit

Bujar LESKAJ Bashkëdrejtuesi i i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka shërbyer si …

Leave a Reply