Në SHBA kërkohet hetimi i Ramës për aferën McGonigal

Përfaqësuesi​ i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për Kanadanë, Nador Bakalli tregoi se po kërkohet transparencë për aferën Rama-McGonigal. Kjo çështje ka mbërritur në kongresin amerikan drejtuar nga senatori, Jim Jordan.

“Ai ka qënë një takim shumë i rëndësishëm që në faktikisht kemi pasur të vështirë për ta mundësuar sepse ata që e njohin politikën e kongresmenit Jordan e dinë se ai nuk para merr takime të kësaj natyre.

Takimi ka qënë i fokusuar tek disa çështje kryesore ndër të cilat ka qënë vota e diasporës, instalimi i autokracisë dhe rrëshqkitja e vendit drejt një neo diktature që ne ja kemi bërë me dije kongresmenit, si dhe tek çështja Mc Gonigal, specifikisht ku ne i kemi kërkuar haptazi kongresmenit që si pjesë e hetimit që do të bëjë komiteti për çështjet juridike në senat ku kongresmeni është edhe drejtues të mos anashkalohet në asnjë mënyrë roli i kryeministrit shqiptar në këtë çështje sepse ne e kemi sjell diskutimin në këtë çështje në raport me marrëdhëniet që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerin tonë kryesor, dhe me atë indeksin e gjithënjohur që shqiptarët janë nga popujt në Ballkan që janë më amerikandashës.

Ne i kemi thënë kongresmenit që ky indeks, për shkak të qasjeve të kryeministrit në mënyrën sesi e ka qeveris në 10 vjet ne nuk besojmë që ndërhyrja e tij në çështjen Mc Gonigal është përtej asaj që ai ka bërë në Shqipëri, pra është i njëjti standard i aplikuar në vend është munduar ta eksportojë edhe atje.

Ne kemi thënë që edhe për shkak të kësaj ky indeks po rrezikohet. Shqiptarët e pyesin veten pse SHBA-ja e lejon një njeri të tillë, një neoautokrat të vazhdojë përpara në këtë mënyrë. Ne ja kemi thënë haptazi këtë kongresmenit dhe ai ka qënë shumë receptiv, pra është interesuar të dijë më shumë për këtë punë dhe na ka premtuar që do e ndjeki këtë çështje me seriozitet duke përfshirë jo vetëm përfshirjen e drejtëpërdrejtë të kryeministrit Rama në çështjen Mc Gonigal por edhe tendencat autokratike që e kanë çuar nebdin në një pikë shumë të dhimbshme dhe në një shëmti shumë të madhe.”

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply